PSD me aksion: Prokurori i Shtetit, i kapur nga LVV-ja

“Prokurori i Shtetit, i kapur nga VV”. Kështu u tha sot në aksionin e Partisë Socialdemokrate para objektit ku ndodhet zyra e Prokurorit të Shtetit.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për siç tha ai, kapjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Molliqaj tha se kjo është një lëvizje strategjike e VV-së për të kontrolluar procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit dhe rekrutimin e prokurorëve.
Ai paralajmëroi se zgjedhja e një presidenti të afërt me VV-në mund të legjitimojë këtë kontroll dhe të ndikojë gjithashtu në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Molliqaj bëri thirrje për reagim të shoqërisë dhe institucioneve për të mbrojtur pavarësinë e organeve të drejtësisë, raporton kp.
“Arsyeja kryesore pse Albin Kurti e do presidentin e vet është për të zgjedhur kryeprokurorin për shtatë vite. Organi i akuzës po i mungon; nuk po i kryen punë më policia, por po i duhet edhe prokuroria”, tha ai.





















































