Partia Socialdemokrate, sot ka mbajtur mbledhjen e saj me kryetarin, Dardan Molliqaj.

Përmes një postimi në Facebook, nga PSD thonë se mbledhja u mbajt së bashku me aktivistët e partisë në lidhje me format e reja të shprehjes, kritikës si dhe hapësirës së bindjeve politike.


“Në zyrën qendrore të PSD-së u mbajt mbledhja me aktiviste e aktivistë ku diskutuam format e reja të shprehjes së kritikës, përmes ideimit dhe organizimit të aktiviteteve si hapësirë e shprehjes së bindjeve politike”, thuhet në postimin në Facebook. /Telegrafi/

84703364 2445412162386245 3553648158229659648 o