Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë njoftuar se nga 13 aktivistë të arrestuar, 6 prej tyre, përfshirë edhe kryetarin e kësaj partie Dardan Molliqaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati në një konferencë për media ftoi Inspektoratin e Policisë dhe shoqërinë civile që të reagojë ndaj policëve civil të cilët kanë përdorur dhunë në aksionin e PSD-së në ZRRE-së.
“Prej 13 të arrestuarve që kanë qenë sot, 6 pre tyre janë dërguar në mbajtje 48 orë, do të thotë kryetari Dardan Mulliqaj, sekretarja Teuta Rrusta, Natyra Kuçi, Don Lushi, Genc Sherifi dhe Frashër Krasniqi, sot iu ka mohuar liria për 48 orë me vendim të prokurorit. Sot në shërbim të qeverisë dhe në mungesës së transparencës, policia dhe prokuroria është vendos dhe po tenton ta ndal dhe ndërprenë protestën, reagimin dhe rezistencën ndaj një vendimi të padrejtë. Ne si PSD kërkojmë urgjent që duhet të lirohen edhe këta 6 aktivistë”, tha ai.
Nënkryetari tjetër i PSD-së, Zgjim Hyseni tha se protesta e tyre e ka nxjerr në pah një ekses në mes Qeverisë, ZRRE-së dhe KESCO-s.
“Ndërkohë që ka disa ditë që ka filluar çmimi i energjisë elektrike me iu faturu qytetarëve me rritje, ende askush sot deri në momentin që po flasim nuk e di se sa është çmimi i kilovatit, sa është kjo rritje, pra këta janë gabim edhe me procedurat e veta. …tash që ka vendim për ngritjen e çmimit të rrymës i kemi vetëm dy paragrafa, domethënë njerëzit sot nuk e dinë sa kusht kilovati nga zero deri në 800 kilovat, nuk e dinë sa është kjo rritje. Po ashtu, nuk e dinë sa është rritja 800 kilovat e lartë, sepse po fshehët marrëdhënia KESCO, ZRRE me qeverinë”, tha ai, duke shtuar se askush nuk po u tregon këtë rritje.
Gjatë kësaj konference u tha se janë në konsultim edhe me partitë tjera opozitare për hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrin në kundërshtim të vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë