LAJMI I FUNDIT:

PSD akuzon qeverinë se po i nënshtrohet KEDS-it dhe KESCO-s

PSD akuzon qeverinë se po i nënshtrohet KEDS-it dhe KESCO-s

Partia Socialdemokrate mbajti paraditen e sotme një aktivitet para Qeverisë së Kosovës, ku vendosi një baner në hyrje të ndërtesës me mbishkrimin “Zyra për Informim e KEDS dhe KESCO”, duke akuzuar ekzekutivin se i është nënshtruar dy kompanive private dhe po mbron interesin e tyre e duke dalë kundër qytetarëve.

Policët që kujdesen për sigurinë e objektit qeveritar kundërshtuan vendosjen e këtij baneri duke bërë që për pak të ketë një tensionim të situatës por që përfundoi shpejtë.

Nol Nushi nga PSD deklaroi se qeveria është e frikësuar dhe në panik për shkak të vendimeve të fundit.


“Shihni nga aktiviteti frikësohet kjo qeveri mirëpo s’ka faj se janë totalisht në panik nga vendimet që vet po i marrin dhe i janë nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i, pra nga dje, nga këto ditët e fundit që kemi parë, nuk është më Zyre e Kryeministrit ose Qeverisë së Kosovës që përfaqëson interesat e qytetarëve të Kosovës por është një mekanizëm nën kontroll dhe i nënshtruar ndaj korporatës së distribucionit të energjisë siç është KEDS dhe KESCO”, tha Nushi para gazetarëve, raporton KP.

Ai akuzoi kryeministrin Kurti se po hesht për borxhin që KEDS i ka KEK-ut e që është mbi 50 milionë euro, ndërsa tha se shefi i ekzekutivit po shantazhon qytetarët duke thënë se, ose duhet të ketë reduktime, ose duhet shtrenjtuar energjinë elektrike.

“Është rrenë absolute ajo që thonë se nën 600 kilovatë janë 70% e qytetarëve, është e pamundur sot një familje 4 anëtarëshe të ngrohet gjatë dimrit me rrymë dhe të mos e kalojë së paku 1 mijë kolovatshin, pra publiku këtu po dëmtohet në disa nivele. Mos të harrojmë ne po e paguajmë rrymën e veriut të cilin nga dje, nga raporti i ZRrE-së, kemi parë që as nuk po ju rritet çmimi, pra ajo pjesë e territorit të Kosovës, as nuk figuron, nuk merret parasysh nga kjo ZRrE që sot flet që po e mbron interesin e qytetarëve, këta janë mekanizma shtetërorë të nënshtruar ndaj KEDS-it”, vijoi Nushi.

Në lidhje me propozimet për shtrenjtim të energjisë elektrike, PSD ka ftuar një protestë për ditën e shtunë në ora 14:00 ku ka ftuar edhe partitë opozitare parlamentare që t’i bashkohen atyre, megjithatë pavarësisht ftesës, tha se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

“Nuk ka konfirmim publik, kemi ftuar të gjitha partitë opozitare, të gjithë spektrin opozitar, figura të ndryshme publike, qytetarë të na bashkohen dhe konfirmimet do t’i shohim ditën e protestës”, deklaroi Nushi.

Ai shtoi se protesta nuk mund të dështojë për shkak të masave ose arrestimeve që mund të ndodhin për shkelje të masave anti-COVID me të cilat është e ndaluar grumbullimi i qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori