Partia Socialdemokrate(PSD) sot ka zhvilluar një aksion pasi një ditë më parë përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë, Miroslav Lajçak në një deklaratë që kishte dhënë, në prapavijë i shihej një hartë në të cilën Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.
Frashër Krasniqi nga kjo parti në një prononcim për media tha se ekziston vetëm një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, e ajo siç tha ai është e Serbisë dhe aleatëve të saj.
Siç tha Krasniqi përdorimi i kësaj harte si dhe paraqitja e Lajçakut është shqetësuese, befasuese dhe e papranueshme.
“Lajçak edhe sot kur doli gjoja me përgënjeshtrua paraqitjen e tij të më hershme se kufiri i Serbisë dhe Kosovës është vetëm administrativ, edhe sot përmes një postimi e kishte vendos një hartë ku prapë kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është vijë administrative dhe jo kufi ndërshtetërorë. Pra ky lloj referimi i Kosovës si status i paqartë dhe jo i shkëputur nga Serbia po duket që është i qëllimshëm dhe pikënisje e negociatave të cilat do të ndërmjetësohej nga Lajçak. Paramendoni çfarë rezultati do të kenë këto negociata, kur negociatori ka pozicion sikurse ai i Serbisë”, ka thënë ai.
Krasniqi po ashtu tha se shqetësuese është edhe mos reagimi i liderit të LVV-së, Albin Kurti, për të cilin ai tha se ka marrëdhënie të mira me ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi, Lajçak.
“Edhe më shqetësuese bëhet situata kur përfaqësuesit e ardhshëm të Kosovës në dialog, në këtë rast kryeministri në ardhje Albin Kurti ka shpreh afërsi të qartë me Lajçak. Përkundër shteteve tjera aleatët të Kosovës ai ka zgjedhur Lajçakun. Në njërën anë kryeministri në ardhje i cili dha dorëheqje kinse për thikat në hartë në Amerikë, e cila e njihte Kosovën si shtet i ndarë i Serbisë nuk ka asnjë më të voglin si një fakt që Lajçak e trajton Kosovën si pjesë të saj. Tash kur Kosova po konsiderohet si pjesë e Serbisë nuk ka asnjë reagim”, u shpreh ai.
Krasniqi gjithashtu shtoi se Lajçak është përfaqësues i projektit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda të Kosovës, i cili projekt siç deklaroi ai është shumë i dëmshëm.
“Lajçak ka deklaruar nga Serbia se Kosova do duhet të ndërroj Kushtetutën e saj. Për ne ky është një paralajmërim i qartë të asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për një paralajmërim akoma më shqetësues është mos reagimi i Kurtit dhe në anën tjetër afërsia që ai po e tregon me Lajçak gjatë muajve te fundit. Prandaj, sot vendosëm t’ia qesim disa fakte BE-së ku i tregojmë se Kosova është shpallur e pavarur në vitin 2008, ku kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është kufi shtetërorë dhe jo administrativ. Për ne Lajçak është pozicionuar në anën e Serbisë, për zgjidhjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila është e papranueshme”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania