LAJMI I FUNDIT:

Provoni, do të befasoheni: Truk që në ushqim të shtoni sasinë e vitaminës D për së paku 100 herë!

Provoni, do të befasoheni: Truk që në ushqim të shtoni sasinë e vitaminës D për së paku 100 herë!

Kur t’ia ekspozoni këtë artikull ushqimor dritës së diellit, ndodh reaksion i pabesueshëm.

Vitamina D është e njohur si mbrojtëse nga disa lloje kanceri, ushqim i trurit, i muskujve dhe i eshtrave, ndërkaq shkenca zbulon se si në një artikull ta shtoni për 100 herë.

Gjëja më e thjeshtë që të siguroni dozën e rekomanduar ditore të vitaminës D është që t’i lini kërpudhat të qëndrojnë në diell.


Shkenca tregon që kërpudhat të cilat kultivohen në vende të errëta, reagojnë ndaj rrezeve ultraviolete dhe krijojnë antioksidans vitaminën D, për t’u mbrojtur nga rrezatimi solar, transmeton Telegrafi.

Veprimi i diellit në krijimin e vitaminës posaçërisht shtohet nëse hani kërpudha shiitake dhe kërpudha ahu.

Nuk është e thënë të jetë ditë e ngrohtë.

Kërpudhat çdo ditë lini prej 10 deri 15 orësh në skaj të dritares në mënyrë që të grumbullojnë dritën e diellit.

Pjesët e brendshme të kërpudhave, të cilat kryesisht janë ngjyrë gështenje, ktheni nga dielli për të arritur rezultatin më të mirë, sepse janë më të ndjeshme ndaj diellit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori