Provojeni pa ilaçe të ktheni në balancë gjëndrën tiroide: Artikujt ushqimorë të cilët patjetër duhet t’i eliminoni nga menyja!

Gjëndra tiroide ndikon në punën e të gjitha organeve të trupit. Për këtë shkak është me rëndësi ta mbani trupin në formë, mirëpo jemi dëshmitarë që gjithnjë e më shumë njerëz, posaçërisht femra, kanë probleme me të
Puna e saj për shkaqe të ndryshme mund të çrregullohet, andaj do të flasim për gjendjen e punës së shpejtuar apo për gjendjen e punës së ngadalësuar të gjëndrës tiroide.
Hipertireoza mund të zbutet me shmangien e ushqimit të caktuar, mirëpo, zgjedhja e drejtë e artikujve ushqimorë mund të jetë goxha individuale.
Prandaj është mirë të kërkohet këshillë nga mjeku para se disa artikuj të theksuar në vazhdim të tekstit t’i eliminoni nga ushqimi, transmeton Telegrafi.
Në rast të hipertireozës shmangni:
1. Ushqimin e pasur me jod: alga dhe frutat e tjera të detit të cilat përmbajnë shumë jod. Gjithashtu duhet të shmangni kripën e jodizuar, sepse ajo përmban sasi shumë më të mëdha të jodit.
2. Qumështin me shumë yndyrë, në vend të tij konsumoni qumësht pa yndyrë i cili tretet më lehtë.
3. Miellin e rafinuar i cili përmban më pak materie ushqyese se ai nga kokrrat e plota të grurit, sepse vështirë tretet. Mielli i rafinuar ka indeks të lartë glikemie, andaj mund të çrregullojë nivelin e sheqerit dhe hormonet në gjak.
Me konsumimin e ushqimit me indeks më të ulët glikemie mund të përmirësoni nivelin e hormoneve në trup, duke përfshirë edhe hormonin e gjëndrës tiroide.
Bukën e bardhë, brumërat, ëmbëlsirat, zëvendësoji me kokrrat e shtypura të elbit, kinoes, etj.
4. Mishin e kuq, në vend të tij konsumoni mish pa dhjamë: mish gjeldeti dhe mish peshku, p.sh. salmon, ton, harenga, skumbria.
5. Produktet e qumështit, posaçërisht nëse hipertireoza është e rritur me jotolerancën ndaj laktozës, përkatësisht pamundësisë së tretjes së qumështit dhe produkteve të qumështit.
Shmangni produktet e qumështit nëse ju mundon vazhdimisht problemi me tretjen, fryrjen dhe ndjenjën e lodhjes pas konsumimit të qumështit, djathit, akullores, jogurtit etj.
Në rast të hipotireozës, shmangni:
1. Ushqimin goitrogjen (ushqimin i cili pamundëson marrjen e jodit nga gjaku), p.sh.: mustarda, lulelakra, spinaqi, radhiqja, rrika etj.
2. Sojën dhe produktet e sojës si p.sh.: vaji i sojës i cili mund të ndikojë në prodhimin e hormonit të gjëndrës tiroide.
Rekomandohet edhe shmangia e çokollatave dhe pllakave energjike sepse përmbajnë lecitinë soje, e cila mund të pengojë prodhimin e hormonit të gjëndrës tiroide. Gjithashtu, shmangni edhe salcën e sojës.
3. Bëni kujdes edhe me ushqimin i cili përmban gluten: elbi, gruri, thekra, përkatësisht artikujt e rafinuar të cilët përmbajnë gluten.
Gjithashtu, reduktoni konsumimin e perimeve: lulelakrën dhe brokolin.
4. Ushqimin e shpejtë, i cili gjithashtu ngadalëson prodhimin e hormonit të gjëndrës tiroide.
5. Pjeshkat, dardhat dhe dredhëzat duhet t’i shmangni apo t’i hani me kujdes në mënyrë që të mos shtoni prodhimin e hormoneve në trup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe