Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj mbetet një prej ish-banoreve më të komentuara të Big Brother VIP.

Edhe pse akoma nuk është përfshirë në një projekt, këngëtarja ka vazhduar të sjell imazhe të ndryshme përmes llogarisë së saj të Instagramit, aty ku numëron më shumë se 600 mijë ndjekës.


Edhe këtë herë, Beatrix postoi disa foto në të cilat shihet e veshur me shumë stil, në një bluzë të tejdukshme të përshtatur me pantallona të gjerë.

beatrixramosaj 275856064 353327663361761 7579658982377443219 n Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Këngëtarja 27 vjeçe shihet me një mikrofon në dorë, ndërsa qëndron e shtirë në shtrat.

beatrixramosaj 275929860 338500754889605 4290191911459001501 n Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

“Provojeni ndershmërinë”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e fotografie, që u pasuan me komente të shumta nga ana e fansave të saj.

Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit muzikor i saj është “Faj” që e lansoi menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP dhe ishte një dedikim për ish të dashurin, aktorin Donald Veshaj. /Telegrafi/