Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ditë më parë ka bërë të ditur se ky dikaster ka në plan që të fillojë zbatimin e Ligjit për profesionet e rregulluara, që parasheh një lloj provimi shtetëror edhe për mësimdhënësit fillestar, për të cilin ligj ekspertët e fushës së arsimit e vlerësojnë si të vonuar, duke kërkuar kështu zbatimin e saj.
Bardha Qirezi nga Edutask në një prononcim për Telegrafin ka thënë se licencimi i mësimdhënësve kontribuon në ngritjen e cilësisë në arsim.
Sipas saj, shpeshherë punësimet e mësimdhënësve në Kosovë kanë anashkaluar kërkesat profesionale dhe siç theksoi Qirezi, licencimi i mësimdhënësve do të garantonte që mësimdhënësit të cilët nuk i plotësojnë kushtet të mos punojnë në profesionin e tyre.
“Sipas mendimit tim, licencimi i mësimdhënësve kontribuon në ngritjen e cilësisë në arsim. Shpeshherë punësimet e mësimdhënësve në Kosovë kanë anashkaluar kërkesat profesionale dhe licencimi mësimdhënësve do të garantonte që asnjë mësimdhënës që nuk i ka plotësuar kushtet e profesionit të mos mund të punojë në atë profesion. Po ashtu do të përkrahte mobilitetin e mësimdhënësve. Shpeshherë mësimdhënësit punësohen nga komuniteti/komunat përkatëse duke lënë anash profesionist të cilët kanë kualifikime më të larta dhe përvojë”, vlerësoi ajo.
Qirezi po ashtu tha se sipas Ligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës mësimdhënësit në arsimin parauniversitar duhet: të përfundojnë studimet përkatëse apo kualifikimet profesionale, përfundojnë praktikën profesionale, kryejnë provimin shtetëror dhe të regjistrohen në organin përkatës profesional.
Mirëpo, Qirezi po ashtu theksoi se: “Parakusht për të funksionalizuar këtë ligj është që të kemi të miratuara standardet për profesionin e mësimdhënësit, të hartuara nga organi kompetent përkatës për zhvillimin e standardeve profesionale; Organet që duhet të jenë funksionale sipas këtij ligji janë: Këshilli Shtetëror për Profesione të Rregulluara (KSHPRr) dhe Agjencia Shtetërore e Provimeve të Kosovës(ASHPK)”.
Licencimi i mësimdhënësve siç u shpreh ajo ndërlidhet edhe me kushtet për llojin e studimeve për angazhimin në lëndë të caktuara, si: “akreditimin e programeve të dedikuara për mësimdhënës, ku kërkohet të ketë edhe praktikë profesionale si dhe llojet e licencave që parashihen për hyrje në profesion si dhe për avancimin e vazhdueshëm në karrierë”.
Me aq sa është prezantuar në publik, Qirezi tha se MASHT synon të zbatoj ligjet dhe udhëzimet administrative të aprovuara tashmë për hyrje në profesionin e mësimdhënësit.
“Zbatimi efikas i këtyre procedurave kërkon një angazhim serioz i cili krijon besueshmëri në publik. Në shumicën e vendeve profesioni i mësimdhënësit konsiderohet profesion i rregulluar ku nevojitet një licencë. Disa shtete kanë edhe kërkesa tjera shtesë si verifikimi kriminal dhe shëndetësor. Standardet evropiane kërkojnë që kualifikimi mësimdhënësit duhet të kombinojë njohurinë mbi lëndën (ët) e caktuar (a), njohuritë për metodat e mësimdhënies dhe vlerësimit, si dhe praktikën e mjaftueshme konkrete të mësimdhënies. Edhe në rastet kur mësimdhënësit kanë qenë pjesë e sistemeve të ndryshme të arsimit, ata kanë nevojë për zhvillim profesional të vazhdueshëm për të plotësuar mangësitë eventuale ose për të zhvilluar shkathtësi të reja që lindin si nevojë e ndryshimeve në plan programe, në qasjen e menaxhimit të shkollës dhe proceseve dhe në teknologji”.
Edhe Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard për Telegrafin tha se mirë zbatimi i Ligjit është përgjegjësi institucionale e MASHT-it që deri më tani ka munguar.
“Mirë zbatimi i Ligjit për profesione të rregulluara është përgjegjësi institucionale e MASHTI që fatkeqësisht deri më tani ka munguar, ligji përcakton përtej tjerash, kriteret për ushtrimin e profesionit të rregulluar, kritere të cilat vlerësoj mund të kontribuojnë në mësimdhënës fillestar më të përgatitur për profesion”, tha ai.
Ndërkaq, siç vlerësoi Qehaja si pikënisje MASHTI duhet të ndërtoj kapacitete dhe procedura që garantojnë një zbatim të drejt dhe profesional të ligjit.
“Mësimdhënësit fillestar kanë nevojë për përkrahje profesionale, dhe ky ligj shpresoj të nxis për një përkushtim dhe pasion më të madh për karrierën e mësimdhënësit”, tha ndër të tjera Qehaja.
Mirëpo, kundër testimit të mësimdhënësve ditë më parë është deklaruar kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i cili thotë se një gjë të tillë nuk do ta lejojnë asnjëherë të bëhet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët