LAJMI I FUNDIT:

Protokolli për votim në Maqedoninë e Veriut, për të shmangur infektimin me COVID-19

Protokolli për votim në Maqedoninë e Veriut, për të shmangur infektimin me COVID-19

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni ka publikuar protokollim dhe simulimin e procesit zgjedhor në kushte të pandemisë globale COVID-19, me të cilët tenton të parandalojë infektimin e votuesve me këtë virus, njofton Telegrafi Maqedoni.

Do të votohet sipas protokolleve të Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të cilët parashohin masa për mbrojtje në vendvotime, për njerëzit që po zbatojnë votimin dhe për votuesit.

Simulimin e ndoqën edhe vëzhguesit në zgjedhje, në mesin e të cilëve edhe OSBE-ODIHR, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, ambasadat si dhe partitë politike. Gjithashtu kishte edhe apel ndaj personave të përfshirë në procesin zgjedhor që t’i respektojnë masat shëndetësore, protokollet dhe udhëzimet gjatë zgjedhjeve të parakohshme kuvendare më 15 korrik.


Simulimi, sipas të pranishmëve, vërtetoi se mund të votohet pa u rrezikuar votuesit.

Sipas protokollit për votim, së pari policia në derën hyrëse të vendvotimit do t’u kërkojë votuesve të vendosin maskë mbrojtëse. Pas hyrjes në objekt, në radhë do të mbahet distanca. Gjatë hyrjes në hapësirë, votuesi së pari duhet t’i dezinfektojë duart, ta japë letërnjoftimin, për pak kohë ta heq maskën për identifikim, të votojë dhe gjatë daljes përsëri t’i dezinfektojnë duart. Në hapësirat e votimit nuk mund të ketë më shumë votues se sa vendvotime brenda.

Votimi në zgjedhjet e 15 korrikut zhvillohet për tre ditë, ndërsa më 15 korrik në vend të 12 orëve, zgjedhje do të ketë 14 orë, përkatësisht nga ora 7 në mëngjes deri në orën 21:00.

Më 13 korrik votojnë personat që ndodhen në karantinë në shtëpi për shkak se kanë rezultuar pozitiv në testin për coronavirusit dhe personat që kanë masën e vetizolimit me vendim nga Inspektorati Shëndetësor Sanitar.

Më 14 korrik votojnë të sëmurë, të dobëtit, të sëmurët kronik si dhe personat të cilët sipas Kodit Zgjedhor votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori