Site icon Telegrafi

Protestuesit sulmojnë me domate veturën e kryeministrit australian

Kryeministri australian, Scott Morrison u gjuajt me domate dhe gjak të rremë gjersa vetura e tij u sulmua nga protestuesit gjatë një vizite në Universitetin e Queensland.

Morrison ishte duke vizituar qendrën e zhvillimit të vaksinave të universitetit, ku po punohet për një vaksinë COVID-19, kur u vu në shënjestër të protestuesve që lanë veturën e tij dhe një ndërtesë me lëng të kuq.

Ai u shoqërua me protesta pasi u bllokua në një ndërtesë të kampusit, ndërsa protestuesit – të cilët po demonstronin për të rritur ndërgjegjësimin për ndalimin e refugjatëve në Australi – hodhën ngjyrë të kuqe dhe domate, transmeton Telegrafi.

Protestuesit nga grupi i bashkësisë së solidaritetit të refugjatëve Meanjin thanë në një deklaratë se po protestonin për ndalimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve në paraburgimin të imigracionit.

Australia është vënë në kritika për politikat e saj të imigracionit dhe trajtimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve.

Ndryshe, kushtet në qendrat e paraburgimit në ishujt e largët të Manus në Papua Guinea e Re dhe në Nauru në Paqësor janë përshkruar nga Kombet e Bashkuara si “të ashpra” dhe “joadekuate”, ndërsa Amnesty International e quajti Nauru një “burg në ambient të hapur”. /Telegrafi/

Exit mobile version