LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë të punësuarit në Ministrinë e Kulturës në Maqedoni, kërkojnë rritje të pagave

Protestojnë të punësuarit në Ministrinë e Kulturës në Maqedoni, kërkojnë rritje të pagave

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe Agjencia për film sot u tubuan në protestë para Ministrisë së Financave, duke shprehur pakënaqësinë për shkak të pagave të tyre mujore.

Siç deklaroi kryetari i Organizatës sindikale pranë Ministrisë së Kulturës së DOJSH-it, Branko Kostovski, pagat e pothuaj 70 për qind të të punësuarve në këto tre institucione janë të njëjta me pagën mesatare në shtet, ndërsa dallimi me pagat e të punësuarve në pozitat e njëjta në institucione nga sfera e kulturës është edhe nga 10 mijë denarë.

Ai shtoi se Organizata sindikale pranë Ministrisë së Kulturës tashmë ka përgatitur Propozim-tekst të marrëveshjes kolektive, e cila parashikon rritje objektive dhe korrekte të pagave të të punësuarve, për të cilin vitin e kaluar Ministria e Financave dha mendim negativ. Por, pas vetëm disa ditëve, siç tha, me Ligjin për buxhete u konfirmua rritja e pagave prej 30 për qind për të punësuar në Ministrinë e Financave.


“Ne e përshëndesim rritjen e pagave të kolegëve tanë nga Ministria e Financave, por në të njëjtën kohë kërkojmë nga ministri i Financave, Qeveria dhe kryeministri të mos lejojnë trajtim të pabarabartë të të punësuarve në organet shtetërore. I inkurajojmë edhe kolegët tanë në ministritë tjera të na bashkangjiten dhe bashkërisht ta fitojmë atë që na takon. Ne kemi përkrahje nga udhëheqësia, nga personat përgjegjës në Ministrinë e Kulturës dhe do ta vazhdojmë përmes rrugës institucionale të kërkojmë rritje të pagave”, tha Kostovski.

Ai shtoi se se administrata shtetërore nuk guxon dhe nuk duhet të nënçmohet me kurrfarë kualifikimesh, por puna e saj duhet të vlerësohet dhe çmohet.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori