LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë të largohen nga Ligji i Pagave

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë të largohen nga Ligji i Pagave

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar përfshirjen e tyre në Ligjin për Pagat.

Në hyrje të protestës, nënkryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (SR- KEK), Nexhat Llumnica, ka thënë se nëse nuk realizohet kjo kërkesë, atëherë greva do të përshkallëzohet.

“Nga kjo protestë iu bëjmë me dije institucioneve se nuk do të rrimë të qetë, nëse nuk ka realizim të kërkesës ne do ta përshkallëzojmë grevën edhe me protesta. Nëse kjo kërkesë e jona nuk realizohet, atëherë do të marrim veprime konkrete. Kërkojmë që të ketë interpretim të duhur të Ligjit për ndryshe do të jetë edhe më keq. I bëjë thirrje presidentit të vendit që të na ftojë e të diskutojmë pasi që jemi shumë të arsyeshëm”, ka thënë Llumnica.


Llumnica: Nëse ulen pagat e punëtorëve të KEK-ut, do ta ndalim prodhimin e rrymës (Video)
Lexo po ashtu Llumnica: Nëse ulen pagat e punëtorëve të KEK-ut, do ta ndalim prodhimin e rrymës (Video)

Ai ka shtuar se punëtorët e KEK-ut nuk kanë nevojë për fjalë boshe.

“Ne nuk kemi nevojë për fjalë, jemi mësuar me fjalë boshe, kemi nevojë që të na kthehet Ligji. Qeveria në vend që të na stimuloj, ajo po na shkel. Në vend që të ketë politika zhvillimore, çdo herë punëtorët po shkelen”, shtoi ai.

Ndërsa, kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, në përkrahje të kësaj proteste ka thënë se këta punëtorë po kërkojnë djersën e tyre.

“Ne nuk po kërkojmë lëmosh, ne po kërkojmë djersën tonë. Ne nuk po ua japim individëve, por do t’ia japim vendit. Punëtorë të nderuar, gjithmonë do të jemi së bashku në realizimin e kërkesave tona”, ka thënë ai.

Pakënaqësi me Ligjin për Paga ka pasur edhe nga shërbyesit civilë, kontrollorët ajror dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Kalo në kategori