LAJMI I FUNDIT:

Protestohet për vrasjen e të miturit nga Fushë Kosova, protestuesit kërkojnë luftimin e kriminalitetit

Protestohet për vrasjen e të miturit nga Fushë Kosova, protestuesit kërkojnë luftimin e kriminalitetit

Me moton “Polici raciste”, ”Kush me na mbrojtë”, “Familja raporton, policia injoron” është mbajtur protesta për vrasjen e të miturit në lagjen “Meshari”, në Fushë Kosovë.

Njëri nga protestuesit tha se rastet që i kanë raportuar në polici, duke përfshi edhe rastin e 11 vjeçarit nuk janë marr parasysh nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.


“Kujtimi shkoi dhe nuk kthehet më. Nuk na interesojnë gjërat tjera. Na intereson të luftohet kriminaliteti. E kemi rastin e 7 vjeçarit, që e ka kafshuar qeni në vitin 2014. E kemi paraqit rastin dhe askush s’është marr me të, e ai fëmijë vdiq”, ka thënë ky qytetarë.

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, tha se drejtësia ka kohë që ka dështuar.

Sipas tij, shqiptarët gjithmonë kanë qenë kundër racizmit, e sot po ndodh e kundërta.

Ai për rastet në komunitetin e romëve, bëri fajtor krerët e shtetit.

“Drejtësia ka dështuar moti i cili është kapur nga krimi i organizuar institucional me kryesorët e shtetit. Ne si shqiptarë kemi luftuar kundër racizmit dhe ne na djeg kjo. Asnjë nga krerët shtetërorë nuk i keni këtu. Ka me qindra raste të tilla si kjo që ndodhi”, ka thënë Kurteshi.

Ndryshe, javën  e kaluar u gjet pa shenja jete i mituri i moshës 11 vjeçare, në Fushë Kosovë. Ndaj këtij rasti ka pasur reagime të shumta nga qytetarët, politikanët si dhe shoqëria civile. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori