Protestë para Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë
Platforma qytetare ''Hajde'', edhe për sot, në ora 12, ka ftuar në protestë para Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar vendimin për pranimin e iniciativës për ndryshimin e Ligjit për faljen e të dënuarve, ku duhet të përfshihen edhe të dënuarit për parregullësi zgjedhore, transmeton Telegrafi.
Protesta e quajtur ''Ta mbrojnë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese'' ka filluar që në javën e kaluar, ndërkaq organizatorët janë zotuar se do të protestojnë fuqishëm për të treguar se qytetarët e këtij vendi do të protestojnë deri sa gjykatësit që pranuan këtë iniciativë, të japin dorëheqje.
Sipas ''Hajde'', qytetarët kanë për detyrë mbrojtjen e Kushtetutës nga 'Gjykata (Jo)Kushtetuese', gjithashtu e kanë për obligim ta mbrojnë shtetin nga kriminelët në pushtet. /Telegrafi/









































