LAJMI I FUNDIT:

Protestë kundër Gjermanisë për moslejimin e fjalimit të Erdoganit

Protestë kundër Gjermanisë për moslejimin e fjalimit të Erdoganit

Ministria e jashtme e Turqisë e ka ftuar të ngarkuarin me punë të Gjermanisë në Ankara, për të protestuar kundër vendimit që presidentit, Recep Tayyip Erdogan, të mos i lejohet mbajtja e një fjalimi nëpërmjet video lidhjes në një tubim në Këln.

Mijëra njerëz janë tubuar dje në Këln për ta kundërshtuar puçin e dështuar në Turqi dhe për të treguar mbështetje për Erdoganin.

Fillimisht policia lokale nuk ka lejuar që organizatorët ta vendosnin një ekran të madh në këtë manifestim.


Një gjykatë më vonë ka vendosur që ky ekran mund të përdoret, por vetëm për fjalime të njerëzve që fizikisht janë të pranishëm në tubim.

Ky vendim ishte konfirmuar nga gjykata më e lartë në Gjermani.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, tha sot se ky vendim ishte në kundërshtim me lirinë e shprehjes dhe e ka akuzuar Gjermaninë për “standarde të dyfishta”, transmeton REL.

Në Gjermani jetojnë afro 3 milionë turq, që është diaspora më e madhe turke.

Në trend Botë

Më shumë
Njeriu që dogji flamurin e BE-së – Boris Bratina pritet të jetë Ministër i Informacionit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë

Njeriu që dogji flamurin e BE-së – Boris Bratina pritet të jetë Ministër i Informacionit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë

Serbia
Nuk e bëri Scholz, pritet ta bëjë Merz - Gjermania e hapur për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

Nuk e bëri Scholz, pritet ta bëjë Merz - Gjermania e hapur për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

Evropa
Netanyahu sulmon Macronin ndërsa distancohet nga 'stili i papranueshëm' i postimit të djalit të tij në mediat sociale

Netanyahu sulmon Macronin ndërsa distancohet nga 'stili i papranueshëm' i postimit të djalit të tij në mediat sociale

Botë
Arabia Saudite e konfirmon se nuk do të ketë Haxh gjatë verës deri në vitin 2041

Arabia Saudite e konfirmon se nuk do të ketë Haxh gjatë verës deri në vitin 2041

Botë
Zelensky akuzon JD Vance se

Zelensky akuzon JD Vance se "ka justifikuar disi veprimet e Putinit"

Evropa
Nëse nuk ndalet, Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore – paralajmëron Zelensky

Nëse nuk ndalet, Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore – paralajmëron Zelensky

Botë
Kalo në kategori