Policia belge hodhi topa uji dhe gaz lotsjellës të dielën në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit në Bruksel të cilët u mblodhën për të protestuar kundër masave të qeverisë kundër COVID-19 dhe vaksinimeve kundër virusit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, disa mijëra protestues dolën, duke përfshirë disa nga vende të tjera evropiane, të zemëruar edhe me kufizimet e tjera pandemike.
Pankartat mbanin slogane kritike ndaj kryeministrit Alexander De Croo si dhe ndaj masave të qeverisë.
Demonstruesit – të cilët autoritetet thanë se ishin rreth 50,000 – marshuan nëpër kryeqytet përpara se të mblidheshin në parkun Cinquantenaire në lagjen evropiane të qytetit, ku shprehën kundërshtimin e tyre ndaj politikave të qeverisë për virusin.
Strongly condemn the senseless destruction and violence at the manifestation in Brussels today, including against our @eu_eeas /@EU_FPI premises.
Thanks to the women and men of the @federalepolitie @policefederale for their action. #Bruxelles pic.twitter.com/YWF9lv5xMx
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 23, 2022
Policia e trazirave ishte në fuqi dhe përfundimisht hyri për të shpërndarë protestuesit, pasi ata injoruan udhëzimet e transmetuara nga altoparlantët se demonstrata kishte përfunduar dhe se ata duhet të largoheshin.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell ka publikuar një fotografi në të cilën ka treguar sulmin që është bërë edhe në drejtim të zyrave të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/