LAJMI I FUNDIT:

Protesta të mëdha të sektorit shëndetësor në Turqi – kërkohet dorëheqja e qeverisë turke

Protesta të mëdha të sektorit shëndetësor në Turqi – kërkohet dorëheqja e qeverisë turke

Pesë sindikata turke të shëndetësisë, që përfaqësojnë më shumë se 250 mijë punonjës shëndetësorë, mjekë dhe personel mjekësor, hynë në një grevë njëditore.

Duke protestuar kundër pagave të ulëta dhe kushteve të vështira të punës për shkak të rënies së lirës turke ndaj dollarit amerikan.

Qindra punonjës shëndetësorë, duke përfshirë mjekë, infermierë, staf mjekësor dhe asistent laboratori, u mblodhën në Stamboll dhe u bënë thirrje anëtarëve të qeverisë të japin dorëheqje, raporton reuters.


Nga 81 provinca turke, stafi mjekësor iu bashkua grevës, sipas sindikatës kryesore të shëndetësisë, Shoqatës së Mjekëve Turke (TTB). Turqia kohët e fundit regjistroi rreth 20 mijë raste ditore të coronavirusit dhe 180 vdekje në ditë, tha Ministri i Shëndetësisë Fahretin Koca. Ai tha të shtunën se gjashtë raste të virusit të llojit Omicron ishin konfirmuar në Turqi.

“Ne duam të jetojmë dhe të bëjmë të tjerët të jetojnë”, “Shëndetësia falas dhe e barabartë për të gjithë” dhe “Nuk mund të marrim frymë”, janë disa nga parullat e protestuesve në Stamboll, të cilët kërkuan dorëheqjen e qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Sipas reuters, punonjësit e shëndetësisë ankohen për paga të ulëta dhe siç deklaruan ata, mezi ia dalin mbanë, sepse inflacioni është rritur dhe lira turke ka humbur gjysmën e vlerës së saj ndaj dollarit amerikan këtë vit.

“Ministria e Shëndetësisë nuk po i mban premtimet. Ne kërkojmë rritje rroge që të paktën të korrespondojë me inflacionin”, tha në protestë një nga punonjësit shëndetësor.

Ndryshe, raportohet se më shumë se 100 mijë mjekë janë sulmuar fizikisht dhe verbalisht në 11 vitet e fundit dhe të paktën dhjetë janë vrarë nga pacientët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Kalo në kategori