LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Selanik për kundërshtimin e marrëveshjes me Maqedoninë

Protesta në Selanik për kundërshtimin e marrëveshjes me Maqedoninë

Siç raportojnë nga AIM në Athinë, grupe të maskuara sonte kanë shkaktuar incidente në qendër të Selanikut para ndërtesës së Panairit të Selanikut, ku duhej të mbahej diskutimi politik mbi temën “Çështja Maqedonase: përfitimet nga marrëveshja dhe perspektiva e Ballkanit”, e organizuar nga partia politike “Syriza”.

Me gurrë, copa mermeri dhe drunj, grupe me maska kanë sulmuar policinë e cila ishte në numër të madh për ta mbrojtur objektin. Grupi arriti të heqë derën e hekurt, deri sa policia u përgjigj me përdorimin e lotsjellësit.

Më vonë, incidentet u përhapën nëpër rrugët e Selanikut, kurse personat e maskuar kanë djegur shportat e mbeturinave.


Siç thonë nga AIM, “Syriza” organizoj diskutim në Selanik, për qytetarëve t’ju prezantoj përfitimet e nënshkrimit të marrëveshjes, kurse si shenjë e kundërshtimit, tifozët e PAOK-ut paralajmëruan protestat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ngjarjen e organizuar nga partia e shumicës greke, ishte e planifikuar të flasin deputeti i “Syriza” nga Selaniku, koordinatori për politikë evropiane të “Syriza” Jorgos Vervendis dhe një profesor nga shkencat politike të Universitetit të Selanikut Aristotelis.

Tifozët e PAOK-ut, përsëri shpallën “pritje ashtu siç ju ka hije” dhe thanë se ” do të tolerojnë të mbahet një ngjarje propaganduese”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori