Në prag të ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, atmosfera në Greqi është e nxehtë.
Kërcënime përmes telefonit për deputetët që e mbështesin marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë, postera me foton e tyre nga njëra anë, protesta kundër marrëveshjes në qendër të Athinës në anën tjetër dhe fushatë nga Qeveria greke për të promovuar marrëveshjes e Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç raportojnë nga AIM, në ora 14.00, planifikohet të mbahet protestë në sheshin “Sintagma” para Kuvendit grek kundër marrëveshjes së Prespës nën moton “Maqedoni do të thotë Greqi”, organizuar nga të ashtuquajturit “Komiteti për luftimin e karakterit grek të Maqedonisë.
Pritjet e organizatorëve të cilët fushatën e tyre kundër marrëveshjes së Prespës e udhëheqin përmes rrjeteve sociale, janë se sot në shesh masoviteti do të jetë më e madhe se protesta e kaluar që u mbajt në shkurt të vitit të kaluar. Ndërsa përmes videos ju bëjnë thirrje të gjithë grekëve “të dalin para Kuvendin të Greqisë për ta anuluar marrëveshjen e tradhtisë së Prespës dhe të themi se Maqedonisë është greke”.
“Të gjithë grekët për Maqedoninë, të dielën më 20 janar në ora 14:00 e udhëheqim betejën më të madhe. Të gjithë e ndërmarrim përgjegjësinë tonë para historisë. Të pranishëm jemi në protestë. Në shesh të dielën të gjithë grekët do të jenë aty, para Kuvendit të Greqisë për ta anuluar marrëveshjen tradhtare të Prespës” bëjnë thirrje organizatorët.
Është organizuar edhe transport për në Athinë nga gjithë qytetet në Greqi ndërsa organizatorët thonë se vetëm 3.000 autobusë presin nga Greqia veriore dhe se do të ketë mbi 150.000 qytetarë që do të protestojnë.
Një orë para fillimit zyrtar të protestës, jo më pak se një kilometër nga Kuvendi grek, shoqata anarkiste dhe anti-fashiste organizojnë kontra-protestë kundër “protestave nacionaliste”.
Sipas mediave greke, Athinë pritet të jetë sot në masat e sigurisë së madhe për të shmangur çdo incident ndërsa gjatë ditës së sotme do të angazhohen mbi 1.500 policë, dronë dhe helikopterë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj