LAJMI I FUNDIT:

Protesta e stafit mbështetës gjatë pandemisë, Gexha: Në fund të javës pritet vendimi që të procedohet me paga

Protesta e stafit mbështetës gjatë pandemisë, Gexha: Në fund të javës pritet vendimi që të procedohet me paga

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha gjatë konferencës për media ka thënë se në fund të javës pritet që të merret vendimi që të procedohet me paga për stafin mbështetës për COVID-19.

Gexha tha se të martën janë zhvilluar takime me përfaqësues të grupeve nga kabineti i ministrit, ndërsa siç tha ajo deri më tani ka pas paqartësi procedurale të administratës e të cilat janë sqaruar.

“Janë zhvilluar dje takime me përfaqësues të grupeve nga kabineti i ministrit… Deri më tash ka pas paqartësi procedurale të administratës të cilat tashmë janë sqaruar nga të gjitha dikasteret dhe deri në fund të javës presim të merret vendimi në mënyrë që sa më shpejt të procedohet me paga të stafit mbështetës për COVID”, ka thënë Gexha.


Protestojnë infermierët që punuan gjatë pandemisë, kërkojnë ekzekutimin e pagave
Lexo po ashtu Protestojnë infermierët që punuan gjatë pandemisë, kërkojnë ekzekutimin e pagave

Ndryshe, sot infermierët dhe stafi mbështetës të angazhuar gjatë pandemisë kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak se nuk janë paguar që tre muaj. /Telegrafi/