Qindra sindikalistë në Kosovë kanë protestuar të premten rrugëve të kryeqytetit për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.
Këta sindikalistë, të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë tri kërkesa kryesore për Qeverinë; shtesën prej 100 eurove për punëtorët deri në miratimin e Ligjit për Paga, zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe pranimin e përvojës së punës gjatë viteve të 90-ta.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli në deklaratën e tij para protestuesve tha se protestat janë “alarm” që ftojnë vëmendje e shpalosin kërkesat e qytetarëve.

“Mos na shpërfillni dhe hapna derën e dialogut social, pasi shqetësimet tona janë reale dhe të përbashkëta”, tha ai, duke kërkuar miratimin e Ligjit për Paga, që do të rregullonte sistemin e pagave.
Hykolli kërkoi shtesën prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në Kosovë deri në miratimin e Ligjit për paga si dhe zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore.
“Nuk do të tërhiqemi deri në realizimin e kërkesave tona që janë të arsyeshme”, tha ai.
Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj paralajmëroi se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, atëherë do të merren veprime më të rënda, pra greva të përgjithshme.
“Është turp që të qëndroni në Amerikë e të mos dilni para këtyre punëtorëve që po rrinë në diell”, ka thënë ai duke shtuar se “Heshtja e tyre tregon që ata e dinë se ne kemi të drejtë”.


Protesta e sindikalistëve është përkrahur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Në emër të Grupit parlamentar, deputeti Shemsedin Dreshaj tha se Qeveria aktuale po prodhon vetëm kriza por jo edhe zgjidhje. Si pasojë e kësaj, ai tha se po mbahen edhe protesta si ajo e së premtes e mësimdhënësve dhe pjesës tjetër të punëtorëve të sektorit publik.
“Kjo Qeveri po prodhon vetëm kriza, e jo zgjidhje. Qeveria e Kosovës, tash e një vit vazhdon të prodhojë kriza qofshin ato politike, ekonomike e mbi të gjitha po vazhdon të krijojë krizë të mirëqenies në vend, duke varfëruar qytetarët çdo ditë e më tepër. Greva e sindikalistëve duke përfshirë dhe mësimdhënësit, vërteton se kjo qeveri qytetarëve nuk po u ofron zgjidhje por kriza. Mësimdhënësit, që ishin dikur shtyllë e rezistencës kundër armikut, tani në liri po shtypet e po diskriminohen nga kjo Qeveri”.
“Qeveritarët duhet ta kenë të qartë se dalja në rrugë e mësimdhënësve nuk bëhet nga qejfi, por nga zori. Ata gjenden në një situatë tejet të pafavorshme sociale-ekonomike, dhe në këtë situatë janë nga pazotësia e Qeverisë së vendit”, u shpreh Dreshaj.
Ai kërkoi që krahas urgjencës për Ligjin e Pagave, Qeveria e Kosovës të merret më me seriozitet edhe me implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore.
Sipas tij, duhet të bëhet edhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skema Pensionale të financuara nga shteti.

Me kërkesat e sindikalistëve është solidarizuar edhe kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme, ndërsa organizimi sindikal është i domosdoshëm.
“Jetesa e punëtorëve është vështirësuar prej krizës ekonomike. Ndërhyrja e institucioneve ishte e vonshme dhe e gabuar. Kërkesat e sindikatave do të lehtësojnë jetën e punëtorëve. Në solidaritet me sindikalistët!”, ka shkruar ai.

Për shkak të kësaj proteste nuk është mbajtur të premten mësim.
E kundër kësaj është deklaruar ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, i cili tha se gjendja në arsim është më e vështirë se sa gjendja e të punësuarve në institucionet e arsimore.
Sipas tij, në Kosovë duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në sektorin e arsimit, ndërsa shtoi se grevat janë luks që sistemi arsimor nuk mund ta përballojë.
“Do t’u bëja thirrje të gjithëve që të jenë më kujdesshëm në çështjen e humbjes së orëve mësimore. Kur them të gjithëve, mendoj se edhe Qeveria duhet t’i marrë më seriozisht situatat kur punëtorët detyrohen të dalin në greva apo protesta dhe të humbasin orët”, tha Rexhaj.

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?