Rovena Dilo nuk ndalet në protestën e saj për një pronë në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku edhe është ngritur lokali i saj i njohur si “Rovena”.
Këngëtarja është në një luftë të gjatë me dajën e saj, i cili ua ka shitur këtë pronë biznesmenëve Ndriçim Babasi dhe Tom Doshi. Të martën ajo thotë se do të organizojë një protestë.
Më poshtë mund të lexoni deklaratën e këngëtares:
Të nderuar gazetare e gazetarë dhe drejtues të mediave
Ju falënderoj me mirënjohje për publikimin e letrës së hapur.
Ju informoj se sot kemi vendosur në të gjitha ambientet e lokalit, foto dhe faksimile të dokumentacionit që unë, Rovena Dilo dhe familja jonë Vreto, disponojmë për truallin dhe biznesin e ngritur mbi të. Bashkëngjitur këtij njoftimi për shtyp gjeni edhe disa foto dhe video.
Unë jam gati, në të drejtën time ligjore dhe morale
Unë jam gati që të pres nesër (e hënë) ora 10.00, këta individë që synojnë të ekzekutojnë një vendim gjykate të paligjshëm, për të marrë me forcë, me polici, e sidomos, në kundërshtim me ligjin dhe me manipulime gjyqësore, pronën e familjes Vreto dhe biznesin e ligjshëm “De Fakto Vreto” shpk që e kemi ngritur që në vitin 2000 në pronën e familjes Vreto.
Me një vendim totalisht të paekzekutueshëm, ata duan të sjellin përmbarues, të cilët i përdorin si të duan dhe të cilët nuk kanë asnjë pavarësi juridike personale. Kanë një vendim për Rovena Dilon, të bijën e Silvit dhe të Vangjelit, pra për një qytetare, që të lirojë dhe të dorëzojë një diçka, të cilën ajo nuk e posedon. Këta zotërinj kanë bërë një gabim trashanik juridik në lidhje me mua, që quhet ndërgjyqësi e gabuar. Atje në truallin tim, të vëllait tim, të nënës sime, të tezeve të mia, të vajzës së tezes sime, që dje qante në telefon kur mendonte që pronën mund të na e marrin këta burra mizorë që s’njohin ligjet, ekziston aktiviteti i formës sh.p.k., “De Fakto Vreto”, si një person juridik me mëvetësi të patjetërsueshme”
Këta zotërinj, kërkojnë që Rovena Dilo të lirojë dhe dorëzojë pronën. Kjo pronë është një pasuri familjare e familjes Vreto dhe si rrjedhim, është dhe pronë e nënës sime. Dhe për t’u shitur apo për t’u tjetërsuar duhen firmat e të 8 fëmijëve dhe kurrsesi e veç njërit prej tyre. Me firmën e vetëm njërit prej trashëgimtarëve dhe me pronën në një proces gjyqësor themeli të hapur, vetëm këta lloj zotërinjsh mund të bëjnë gjoja blerjen e saj. Ndriçim Babasi e di shumë mirë që kjo tokë është e familjes Vreto dhe ai, si bir i një familjeje me shumë fëmijë, e di shumë mirë dhe e ka shumë të qartë se pronat e familjes nuk janë të njërit, por janë të të gjithëve. Po kaq mirë këtë gjë e di edhe Tom Doshi, si një djalë malësie, se asnjë pronë nuk shitet me firmën e njërit prej trashëgimtarëve. E kanë shumë të qartë të dy ata që kjo është një përpjekje e kotë dhe e dështuar. Prona e nënës sime do të shitet apo do të tjetërsohet, kur nëna ime, tezet e mia dhe dajat e mi, do të hedhin firmën dhe do të vendosin për këtë gjë.
Nesër më datë 9 Maj 2016, në Ditën e Europës, ku ne aspirojmë prej kaq shumë vitesh që të bëhemi pjesë e plotë e saj, në orën 10:00, ju ftoj ju të nderuar gazetare dhe gazetarë dhe drejtues mediesh, që të vini të pimë kafen e mëngjesit së bashku në lokalin tim. Ju pres!
Me respekt,
Rovena Dilo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Kalon gati në përplasje fizike – Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët