Propozim për paga më të larta në Postën e Maqedonisë, sindikatat do të vendosin nëse do të vazhdojë greva
Bordi i drejtorëve të SHA Postës së Maqedonisë, ku në mëngjes filloi greva e përgjithshme, u ka ofruar sindikatave nga 1 qershori i këtij viti rritje lineare për 3.000 denarë të pagave të 1.700 punëtorëve nga pjesën operative (postierët, sportelet dhe të tjerët), ndërsa nga 1 gushti edhe të nëpunësve administrativ në këtë shoqëri aksionare në pronësi shtetërore.
“Pas dorëzimit zyrtar të propozimit, do të shqyrtohet nga bordet sindikale, do të përgatisim marrëveshje dhe nëse oferta pranohet dhe nënshkruhet marrëveshja, greva do të ndërpritet”, informoi kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë, Boro Veligdanov. në një konferencë të përbashkët për shtyp me anëtarët e bordit dhe drejtorin e përgjithshëm Jani Makraduli.
Kërkesa kryesore e sindikatave është rritja lineare e pagave për 3000 denarë. Propozimi që kanë marrë është për atë shumë të përkthyer në pikë në përputhje me Marrëveshjen Kolektive të Postës së Maqedonisë.
“Të përmbushim kërkesën tonë me një kompromis në përputhje me mundësitë financiare”, tha Veligdenov.
Drejtori i përgjithshëm Makraduli informoi se punëtorët respektojnë obligimet ligjore për punën dhe dërgimin e dërgesave në kushte greve. Meqë kanë nisur negociatat, siç informoi ai, punonjësve do të paguhen mëditjet.
Veligdenov dhe Makraduli apelojnë Kuvendit që së shpejti të votojë ndryshimet e Ligjit për shërbime postare, që sipas tyre do të ndihmojë në të gjithë procesin dhe do të prolongojë liberalizimin e tregut postar, në pjesën e kryerjes së shërbimeve universale.
SHA Posta e Maqedonisë është në pronësi shtetërore, që siç u tha, vetëfinancohet, ndërsa Qeveria si aksionar vetëm ndihmon, jo vetëm për pagat, por edhe për faturat për energji elektrike. Kumtoi se kanë plotësuar obligimin ligjor dhe në prill nuk kanë paguar pagë nën 18.000 denarë, edhe pse nuk ka pasur detyrim për të personat e angazhuar me kontratë prej 15.000 denar, dhe u ka paguar 18.000 denar. E rëndësishme, siç tha, që më 27 prill të kalojë edhe tenderi për uniforma të reja.
Grevë e përgjithshme e të punësuarve në Postë me kërkesë për rritje lineare të neto pagave në vlerë prej 3.000 denarë filloi sot Sindikata e Postës së Maqedonisë dhe Organizata sindikaliste e SHA Posta e Maqedonisë së Veriut.
Greva u zhvillua në vendet e punës në Postën kryesore dhe nëpër filialet në shtet, paralajmëroi në konferencën për shtyp Boro Veligdanov, kryetar i Sindikatës së Postës.
Sipas organizatave sindikaliste, puna në SH.A. Posta e Maqedonisë së Veriut, tërësisht do të jetë në ndërprerje përveç aktivitetet e domosdoshme të cilat dhënësit e shërbimeve postare duhet t’i sigurojnë pa ndërprerë, sipas nenit 49 të Ligjit për shërbime postare dhe Marrëveshje kolektive në nivel të punëdhënësit, dhe atë deri në pranimin e kërkesës.
Sipas Ligjit për shërbime postare, të punësuarit kanë obligim ta respektojnë nenin 49 dhe të sigurojnë pranim, renditje dhe shpërndarje të dërgesave postare që kanë të bëjnë me dërgesat gjyqësore të rekomanduara, dërgesat e rekomanduara nga siguria dhe mbrojtja dhe disa dërgesa tjera të rekomanduara të cilat janë përmendur në rregulloren ligjore.
Vendimi për grevë të përgjithshme është marrë në datën 31 të muajit të kaluar dhe siç informuan, për shkak të dialogut të pasuksesshëm me Bordin drejtues të Postës dhe Qeverinë dhe mosrealizimi i kërkesës për paga më të larta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj