Site icon Telegrafi

Pronari i kompanisë vendore: Me vendosjen e taksës, shitja e vajit tonë u rrit për 100% (Video)

Pronari i kompanisë “Fluidi”, Fejzullah Mustafa  ka thënë se taksa 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake ka ndikuar mirë në rritjen e prodhimit te kompania që ai drejton.

Mustafa, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se taksa ka dhënë efektin e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për blerjen e produkteve vendore.

“Edhe vendosja e flamujve poshtë produkteve, ka ndikuar mirë te produktet vendore”, tha ai.

Afaristi ka thënë ka thënë se taksa ka ndikuar sidomos në ngritjen e shitjeve të vajit “Floil”, të cilin e nxjerr në treg kompania e tij.

“Kemi pasur ngritje 100% të shitjeve sidomos të vajit ‘Floil’, pasi që më së shumti kemi qenë të prekur në këtë drejtim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mustafa ka thënë se produktet serbe do të kthehen në tregun e Kosovës, por ndërgjegjësimi i konsumatorëve është shumë i rëndësishme.

“Populli duhet të vetëdijesohet se duhet të konsumohet produkti vendor dhe të zhvillohet ekonomia e Kosovës e jo e shteteve tjera”.

Lexo po ashtu Këshilltari i Kryeministrit: Taksa nuk do të hiqet për t’u bërë pazar për kufijtë (Video)

Pronari i kompanisë “Fluidi” ka thënë pavarësisht taksës ndaj produkteve serbe ai ka kërkuar nga bizneset që të mos rrisin çmimet e produkteve, madje ai thotë se kanë vepruar edhe me lirime çmimesh dhe aksione që konsumatori të mos pësojë.

“Nuk guxojmë ta shfrytëzojmë rastin e mungesës së produkteve serbe e të ngremë çmimet, përkundrazi kemi shkuar me ulje të çmimeve e aksione që çmimet të ulen e jo të rriten”, tha ndër të tjera Fejzullah Mustafa./Telegrafi/

Exit mobile version