Përfaqësuesit e deponive, mbledhësve të hekurishteve dhe bizneseve të pjesëve të veturave në Kosovë, kanë protestuar sot para Doganës së Kosovës.
Kërkesa e tyre ishte që veturat të cilat i marrin për pjesë t’i doganojnë dhe t’i paguajnë tatimet në mënyrë proporcionale, e jo si vetura të reja.
Musa Damati, avokat tha se 50 pronarë të autopjesëve në nivel të Kosovës kërkojnë nga ana e Doganës zgjidhjen e problematikës së tyre. Ai bëri të ditur se kërkesa e tyre është që Dogana t’i lejojë që mjetet e tyre t’i paguajnë në mënyrë proporcionale.
“Këto kompani janë tatimpaguese të Republikës së Kosovës dhe tërë ajo që po kërkojnë nga ana e Doganës është që t’i lejoj që mjetet e tyre t’i doganojnë, t’i paguajnë tatimet në mënyrë proporcionale. Pra, tërë ajo që këta pronarë kërkojnë është që taksat e tyre t’i derdhin në buxhetin e konsoliduar të Kosovës dhe nëse institucionet relevante, institucionet përkatëse nuk janë të afta që me politikat e tyre fiskalizuese t’i inkurajojnë bizneset atëherë të paktën nuk duhet t’i pengojnë në ushtrimin e afarizmit të tyre të ligjshëm”, tha ai.
Në emër të protestuesve Damati kërkoi nga Dogana e Kosovës që të bëjnë një zgjidhje për problemin e tyre, në të kundërtën ai tha se do të iniciojnë procedurë të konfliktit administrativ me anë të deponimit të padisë në gjykatën kompetente.
Ndërsa, Burim Habibaj, nga autopjesë “Albani”, tha se veturat, të cilat i blejnë në Kosovë, Dogana dhe të cilat janë të bëra ndeshje i detyrojnë t’ i paguajnë si vetura të rregullta.
“Kemi problem që automjetet që i blejmë në Kosovë që janë të bëra ndeshje që nuk kanë të drejtë me dal në qarkullim, ata na detyrojnë që me ba pagesën si kerr të rregullt. Nuk na lejojnë të bëjmë pagesën për automjet që është për pjesë, por për kerr të rregullt për të qarkulluar në rrugë. Ai kerr është blerë 200 euro dhe të detyron me pagua 2000 euro doganës si kerr i rregullt. Nuk lejojnë me pru kerre nga jashtë me bë për pjesë. Do të thotë janë kerre me defekte, të bëra ndeshje dhe me pru për me punua diçka ata të detyrojnë me bë pagesën për doganë”, tha ai.
Ai tha se kërkojnë që ta bëjnë pagesën siç ka qenë 28 për qind deri në vitin 2013, pra nëse vlera e veturës është 200 euro të paguhet vlera e 28 përqindëshit.
Kurse, Bekim Vranovci, nga autopjesë “Geti” thotë se nga kjo po dëmtohet shteti dhe populli të cilit i konfiskohet ai mall.
“Një mall që është konfiskuar autopjesëve me vlerë 1 milion euro, po e marrë si shifër, e kanë vendosur në një terminal që aty do të kushtojë me pagua ai terminal, tash sa kushton a 40 mijë euro apo 50 mijë euro deri sa të shitet ai mall, në fund i shitet një krimineli me 10 mijë euro i gjithi ai mall. Këtu tani është esenca kush po dëmtohet, shteti, po dëmtohet me një pjesë që ka me pagua atë terminal, populli që ai mall ju ka konfiskuar, këtyre bizneseve dhe po fiton një kriminel, që shkon e blenë atë mall për 10 mijë euro”, tha ai.
Në anën tjetër zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për KosovaPress se e kanë pranuar kërkesën e tyre dhe se zyra ligjore është duke e shqyrtuar.
“Gjatë javës së kaluar kemi pasur disa takime me këta protestues të cilët kanë parashtruar kërkesat e tyre neve si Doganë i kemi pranuar kërkesat e tyre, e kemi pranuar letrën e cila përmban disa kërkesa dhe zyra ligjore është duke u marr me shqyrtimin e kërkesave të tyre. Dogana kërkon taksa të cilat janë të bazuara në ligj, kërkon taksa doganore, TVSH dhe taksën e akcizës dhe ka raste kur për automjete të caktuara që janë më të vjetra taksa e akcizës është shumë më e lartë. Dhe për këtë arsye dalin taksat në atë lartësi”, tha ai.
Sa i përket kërkesës së protestuesve që të paguajnë vetëm 28 për qind ai tha se asnjëherë nuk ka qenë kështu, por që kanë paguar 10 për qind taksë doganore, 18 për qind TVSH dhe taksën e akcizës që është specifike.
“Konfiskimi i veturave bëhet kur ato nuk kanë asnjë procedurë doganore të kompletuar, në atë moment ato konsiderohen si automjete të kontrabanduara si çdo mall tjetër i kontrabanduar i cili nëse zihet prej Doganës atëherë automatikisht i nënshtrohet konfiskimit. Nuk ka qenë 28 për qind, veturat kanë paguar taksë doganore që është 10 për qind, kanë paguar TVSH që është 18 për qind dhe kanë paguar taksën e akcizës që është specifike në lartësi në bazë të kubikazhës së automjetit dhe në bazë të vjetërsisë së automjetit, sa më i vjetër automjeti aq më shumë taksa paguan”, tha ai.
Pas protestës kërkesa e përfaqësuesve të deponive, mbledhësve të hekurishteve dhe bizneseve të pjesëve të veturave në Kosovë u dorëzua në Doganë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!