Sulmuesi holandez, Quincy Promes është në rrugë për tu transferuar në Ligën Premier.

Reprezentuesi holandez ka udhëtuar nga Rusia për në Angli për tu takuar me drejtuesit e Liverpoolit.


Të kuqtë nga ‘Anfield’ janë në kërkim të një sulmuesi dhe duket se me Promes do ta gjejnë zgjidhjen për fazën ofensive.

24-vjeçari ka shkëlqyer me Spartakun e Moskës në dy vitet e fundit dhe ka qenë dëshira e madhe e trajnerit Jurgen Klopp.

Besohet se ky transferim do t’i kushtoi Liverpoolit rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app