LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria tërhiqet nga hetimet ndaj ish u.d. të drejtorit të Departamentit të Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës

Prokuroria tërhiqet nga hetimet ndaj ish u.d. të drejtorit të Departamentit të Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës
Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës me datën 24.12.2020, ka pranuar Aktgjykimin me numër 2019:291344, të marrë me datë 11.12.2020 nga Departamenti Special-Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në këtë Aktgjykim Prokurori i Shtetit në mungesë të provave, tërhiqet nga ndjekja penale kundër të akuzuarit Safet Krasniqi, pasi  nga provat e administruara nuk është vërtetuar se i njëjti ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, apo që nuk i ka përmbushur detyrat e tij të përcaktuara me ligj. Tutje në këtë aktgjykim thuhet se z.Krasniqi nuk i ka shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës.

Bazuar në këtë Aktgjykim është vërtetuar se zyrtari në fjalë  i akuzuar ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe të gjitha veprimet janë bërë në koordinim me prokurorin e çështjes dhe se i njëjti ka qenë i përfshirë dhe i njoftuar për të gjitha veprimet e inspektorëve hetues.


ATK bënë të ditur për opinionin publik se rasti ka të bëj me Aktakuzën të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, PPS.nr.09/19.

ATK njofton opinionin publik se veprimet e ndërmarra nga zyrtaret e ATK-së lidhur me këtë rast, por edhe për rastet e mëhershme të zyrtarëve të hetuar të bëra publike në media, kanë qenë në harmoni të plotë me ligjin, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori