LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria do të hetojë inçizimet e publikuara dhe pohimet për dhunë nga Kurto Dudush

Prokuroria do të hetojë inçizimet e publikuara dhe pohimet për dhunë nga Kurto Dudush

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit mori njoftim nga SPB-Shkup lidhur me audio inçizimet e publikuara në një portal dhe një artikulli të titulluar “AUDIO BOMBA: Kryetari i komunës së LSDM-së rreh dhe torturon një njeri të rrëmbyer”, në të cilin dëgjohet kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush, duke torturuar një njeri në zyrën e tij.

Prokuroria menjëherë lëshoi një urdhër për ekspertizën e telefonave celularë të të dy personave, kryetarit të komunës dhe një personi i përmendur në materialin e regjistruar.

“Telefonat do të hetohen për nxjerrjen e të dhënave nga komunikimi i ndërsjellë i këtyre dy personave dhe konfirmimin nëse ata kanë materiale të paautorizuara”, sqarojnë nga prokuroria.


Në të njëjtën kohë, u është bërë një kërkesë operatorëve mobil për të siguruar listave nga numrat e telefonave me qëllim që të përcaktohet komunikimi i ndërsjellë telefonik mes dy personave.

“Bombë” për kryetarin e komunës Kurto Dudush, LSDM dënon dhunën
Lexo po ashtu “Bombë” për kryetarin e komunës Kurto Dudush, LSDM dënon dhunën

Pas marrjes së të gjitha veprimeve, nëse janë dhënë dëshmi relevante për veprat penale të kryera, SPB Shkup është e detyruar të ngrit padi penale kundër kryerësve të këtyre krimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori