LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për organizim të grupit kriminal dhe shitje të armëve

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për organizim të grupit kriminal dhe shitje të armëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,përmes një komunikatë për medie ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit M.F. për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-ë, lidhur me veprën penale, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 372 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).

Sipas aktakuzës i pandehuri M.F., deri më tani, ishte i paaftë për të përballur me gjykimin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore/mendore, ndërsa aktivisht ka marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të një grupi, të cilët kishin kryer vepra penale të dënueshme me burgim deri në 4 vjet.

“Për të pandehurin, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në dy periudha të caktuara kohore, më saktë gjatë, periudhës kohore prej, 01.07.2013 deri me 23.11.2013 dhe gjatë periudhës kohore nga fillimi i vitit 2018 deri me datë 24.07.2019, me dashje dhe me dije, e me qëllim që ky grup të kryej vepra penale që janë të dënueshme me burgim, së paku 4 vjet, aktivisht ka marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit, duke e ditur se pjesëmarrja e tij do të kontribuoj në realizimin e veprimtarisë kriminale për import, furnizim, transport, këmbim, ndërmjetësim, dhe shitje të paautorizuar të armëve dhe duke vepruar së bashku me të pandehurit tjerë me vetëdije kanë transportuar dhe sjellë armë dhe municion të ndryshëm, nga Maqedonia e Veriut për në pjesë të ndryshme të Kosovës”, thuhet në komunikatë.


Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurin, për veprat penale që akuzohet, ta shpallë fajtor dhe ta gjykojë sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori