Prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës e kanë intervistuar sot për 4 orë ish-kryeshefin e Korporatës Energjetike, Nagip Krasniqi.
Në Prokurori Krasniqi hyri në orën 13:00 dhe nga aty doli pas orës 17:00.
Intervistimin e Krasniqit në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale e konfirmoi edhe Prokuroria Speciale, përmes zëdhënëses Liridona Kozmaqi.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se Nagip Krasniqi është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. Ai është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në përgjigjen e Kozmaqit, për RTK.
Krasniqi me të dalë nga prokuroria, iu shmang medieve, ndërsa avokati i tij, Virtyt Ibrahimaga, tha se është hera e dytë që Krasniqi intervistohet nga prokuroria, por se nuk bëhet fjalë për hetime të reja.
“Keqpërdorim të detyrës zyrtare, që ka të bëjë me riparimin e bllokut A5 që ka fillu hetimi në janar të vitit 2023, kjo është intervista e dytë, nuk është çështje e re hetimore, por e vjetër”, tha Ibrahimaga.
Nagip Krasniqit i është ngritur një aktakuzë nga Prokuroria Speciale në gusht të këtij viti, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas aktakuzës, Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.
Intervistimi i tij vjen disa javë pasi u intervistuan edhe Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje dhe ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit