Deputeti i Kuvendit të Kosovës, që përfaqëson Nismën Socialdemokrate, është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për sulmin që pretendohet se i ka bërë gazetarit të portalit “Indeksonline” Ensar Ramadani, më 17 dhjetor 2019.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 10.02.2020, ka ngritur Aktakuzë ndaj personit me inicialet E.Sh., në drejtim të veprës penale “Sulmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i çështjes, rastin e ka proceduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë për trajtim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.
Rasti kishte ndodhur mbrëmjen e së martës së 17 dhjetorit, para hyrjes së Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë kishte qenë duke qëndruar pas plagosjes së një bashkëpartiaku të tij nga Nisma Socialdemokrate.
Disa fotografi që kishte shkrepur gazetari i portalit “Indeksonline”, kishin irrituar ish-ministrin Shala, i cili pastaj kishte sulmuar atë.
Për këtë rast, në media ishin publikuar edhe pamjet e këtij sulmi.
Ndërsa reagim kishte bërë edhe Asociacioni i Gazetareve të Kosovës (AGK), të cilët kishin dënuar ashpër sulmin e Shalës, ndaj gazetarit Ramadani.
“AGK dënon këtë sulm dhe çdo sulm tjetër fizik e verbal që bëhet nga politikanët dhe bartësit e insitucioneve dhe fton policinë, prokurorinë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë të trajtojnë me prioritet rastet e gazetarëve. AGK në të njëjtën kohë inkurajon kolegët gazetarë që të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi punën e tyre dhe të mos ndalen para asnjë sulmi e kërcënimi”, thuhej në një pjesë të këtij reagimi.
Ndryshe, përpos këtij rasti, Shala është ballafaquar edhe më herët me institucionet e drejtësisë. Ai ishte akuzuar për krim të organizuar dhe korrupsion, në rastin e njohur si “MTPT” dhe për gjuajtje me armë.
Lidhur me rastin e njohur si “MTPT” Shala ishte liruar nga akuzat më 24 nëntor 2017, ndërsa pas këtij vendimi, ai në një festë të organizuar, kishte gjuajtur me armë, për të cilën vepër e kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me 2,400 euro gjobë.
Të dy këto vendime tashmë kanë marrë formën e prerë. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa