Prokurori italian i EULEX-it, Danilo Ceccareli, ka vetëm edhe tre muaj kohë për të ngritur aktakuzë apo për të pushuar hetimet ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve të përfshirë në rastin e pronave.
Afati dyvjeçar i hetimeve në këtë rast kishte kaluar më 30 prill ndërsa prokurori Danilo Ceccareli shfrytëzoi një nen të Kodit të Procedurës Penale për të kërkuar edhe 6 muaj kohë për hetime kundër Azem Sylës dhe grupit të tij.
Po me kërkesë të prokurorit Danilo Ceccareli në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë duke u mbajtur seancat e mundësisë së veçantë hetuese.
Në këto seanca po dëgjohen dëshmitarë të mbrojtur, të cilët janë duke u përgjigjur në pretendimet e Prokurorisë por edhe të të dyshuarve dhe avokatëve mbrojtës.
Gjatë muajve qershor dhe korrik ishin paraparë 20 seanca të tilla por fillimisht disa herë ishin shtyrë për shkak të mungesës së hapësirës dhe numrit të madh të të dyshuarve.
Prokurorit të EULEX-it, Danilo Ceccarreli, do t’i duhet që hetimet për rastin e pronave t’i përmbyll brenda tre muajve.
Konkretisht, deri më 30 tetor të këtij viti ai ose duhet t’i përmbyll hetimet ose duhet të ngritë aktakuzë ndaj personave të përfshirë në hetime.
KALLXO.com vëren se aktvendimi për fillimin e hetimeve kundër Azem Sylës dhe 10 prej personave të përfshirë në këtë rast mban datën 30 prill 2014.
Kodi i Procedurës Penale të Kosovës, neni 159, më konkretisht paragrafi i parë i këtij neni, përcakton se hetimi i filluar duhet të përmbyllet brenda dy viteve me ngritjen e aktakuzës, në të kundërtën hetimet duhet të pushojnë.
Por, paragrafi dy i nenit 159, përcakton se gjyqtari i procedurës paraprake mund të autorizojë një hetim deri në gjashtë muaj të tjerë në rastet kur hetimi është i ndërlikuar, ka më shumë se katër të pandehur, është përdorur ndihma juridike ndërkombëtare dhe rrethana të tjera që e bëjnë hetimin të ndërlikuar.
Pikërisht atë që e sanksionon ky paragraf e ka shfrytëzuar prokurori Danilo Ceccarrelli dhe më datë1 prill të këtij viti gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar vazhdimin e hetimeve edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Hetimi i nisur nga Ceccarelli në fund të prillit të vitit 2014 rezultoi me aksionin e 27 prillit të këtij viti, gjatë të cilit u bastisën 42 lokacione nëpër Kosovë, ndër të tjera edhe prona e deputetit të PDK-së, Azem Sylës.
Aksioni, ku u përfshinë rreth 350 policë, rezultoi me arrestimin e gjashtë personave ndaj të cilëve atë ditë u caktua masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndërsa në aktvendimin për fillimin e hetimeve janë të përfshirë 52 persona.
Ky hetim ka të bëjë me shpronësimin e tokave shoqërore në rrethinën e Çagllavicës dhe dëmet e pretenduara nga prokuroria janë milionëshe.
Dy ditë pas këtij aksioni, deputeti Azem Syla i është dorëzuar Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Konfiskohen armë në Ferizaj, 76 vjeçari lirohet nga policia

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë