Prokuroria jep detaje për arrestimin në Prishtinë të personit në kërkim ndërkombëtar dhe tre personave të tjerë për posedim droge

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot në Prishtinë është arrestuar një shtetas të huaj, i cili kishte urdhër arrest ndërkombëtar, kurse në lokacionin ku është arrestuar i kërkuari, janë arrestuar edhe tre (3) persona të tjerë, nën dyshimin se posedonin substanca të dyshuara narkotike.
Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se në koordinim me Policinë e Kosovës, konkretisht njësia FAST Kosova, e cila operon në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Policinë e Kosovës, në bashkërendim me njësitet relevante nga drejtoria rajonale e Policisë dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas, me ç ‘rast kanë arrestuar një person, shtetas të huaj, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar, pra i njëjti kishte urdhër arrest ndërkombëtar.
Personi i lartcekur dyshohet se ka qenë i përfshirë në vepra penale të “Mashtrimit”.
“Gjatë realizimit të operacionit policor në lokacionin ku është arrestuar i kërkuari, i lartcekur me urdhër arrest ndërkombëtar, janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, nën dyshimin se posedonin substanca të dyshuara narkotike”, thuhet në njoftim transmeton Telegrafi.
Lidhur me këtë rast janë përgjigjur edhe njësitet policore të anti-drogës në Prishtinë të cilët sipas autorizimeve të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime tjera të nevojshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, derisa tre personat e tjerë janë duke u intervistuar në polici, dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e tjera procedurale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri