LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria heton aksidentin në Shkup ku humbi jetën një person

Prokuroria heton aksidentin në Shkup ku humbi jetën një person
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Publike-Shkup ka kryer hetim dhe ka ndërmarr të gjitha veprimet për të vërtetuar shkaqet e aksidentit në afërsi të urës “Goce Dellçev”, ku për pasoj një person mbet i vdekur.

Sipas informatave të para, deri tek aksidenti ka ardhur kur një veturë BMW me targa të Kumanovës ka përplasur një këmbësor i cili ka qenë duke kaluar rrugën në afërsi të urës “Goce Dellçev”.

Me urdhër të prokurorit publik do të kryhet obduksion mbi trupin e të ndjerit, ndërsa nga personi që ka drejtuar mjetin do të merren mostra të gjakut dhe urinës për tu vërtetuar prezenca eventuale e alkoolit apo substancave tjera narkotike.


Me urdhër të prokurorit publik do të sigurohen edhe incizimet nga video kamerat e objekteve përreth, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e aksidentit. Prokurori publik ka dhënë urdhër edhe për kontroll teknik të automobilit.

Aksident fatal në Shkup, goditet një këmbësor
Lexo po ashtu Aksident fatal në Shkup, goditet një këmbësor