Prokuroria e Velesit ka hapur lëndë kundër Peshkopit Agatangel për thirrjet që të shkohet në kisha

Prokuroria Themelore Publike në Veles hapi lëndë pas thirrjes publike në media dhe njoftimit publik të Peshkopit Agatangel dhe Dioqezës së Povardarisë, me të cilën u bënë thirrje besimtarëve të shkojnë në objektet gjatë festës fetare të krishterëve, ditët e premte dhe të shtunën, ndërsa është është në fuqi ndalimi i grupimeve në territorin e të gjithë vendit, ndalimi i lëvizjes së popullatës në periudha të caktuara kohore dhe ndalimi i hyrjes në varreza, thonë nga Prokuroria Publike.
"Për të vërtetuar faktet për rastin dhe përgjegjësinë e mundshme penale, Prokuroria e Velesit i dha udhëzime SPB Veles të sigurojë të dhëna për veprën e kryer dhe të ekzaminojë rrethanat nëse ai përmban tipare të veprës penale, si dhe respektimin e masave të caktuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut", deklarojnë nga Prokuroria Publike./Telegrafi/




















































