LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shkupit për 43 persona kërkon dënime për shkeljen e orës policore

Prokuroria e Shkupit për 43 persona kërkon dënime për shkeljen e orës policore
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore Publike sot propozoi dënime me nga 2.000 euro për 43 persona për mosrespektim të orës policore.

“Të gjithë të akuzuarit nuk kanë vepruar sipas Vendimit për ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në territorin e Maqedonisë së Veriut, dhe gjatë orës policore janë kapur pa leje duke lëvizur në lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria i propozoi Gjykatës Penale që për secilin të akuzuar t’i shqiptohen 100 gjoba ditore, ndërsa gjoba ditore është 20 euro në kundërvlerë të denarit.


Të gjithë akuzohen për veprën penale “veprim kundër udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” që është e dënueshme me nenin 206 të Kodit Penal./Telegrafi/