LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria dhe Policia ndërlidhen me sistem elektronik

Prokuroria dhe Policia ndërlidhen me sistem elektronik

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka lansuar ndërlidhjen e sistemeve elektronike ndërmjet Prokurorisë së Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni tha se sot po lansohet ndërlidhja e sistemit elektronik apo shkëmbimi i të dhënave në mënyre elektronike nga sistemi i Policisë në Prokurorinë e shtetit.

Sipas tij, digjitalizimi i punës ka qenë një prej synimeve ngase do të realizojnë një sistem prokurorial më transparent më llogaridhënës dhe prokurorët do jenë më efikas për zgjedhjen e lëndëve penale.


Dobitë e këtij sistemit sipas Hysenit janë kursimi i kohës për dorëzim të lëndëve, në kopjim të lëndëve, në resurse njerëzore, kursimi në pajisje për skanim.

Hyseni tha se e mira e kësaj ndërlidhje është se nuk lejon që lëndët penale të humbin e të mbesin në sirtarë.

Këtë ndërlidhje përmes sistemit elektronik e ka mirëpritur edhe i drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili tha se është personi më i gëzuar që po lansohet ky sistem sepse kjo ndërlidhje e sistemeve përveç që është standard i kërkuar ka rëndësi për ngritje të shkallës të transparencës.

Ai tha se një sistem të tillë do donit ta ndanin edhe me gjykatat.

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori