LAJMI I FUNDIT:

Prokurori Ali Rexha tregon pse u pezullua nga puna (Video)

Prokurori Ali Rexha tregon pse u pezullua nga puna (Video)

Për herë të parë, pas pezullimit nga detyra, prokurori i Prokurorisë Speciale tregon shkaqet që ai beson se çuan në marrjen e këtij vendimi ndaj tij, nga Komisioni Disiplinor i Prokurorisë.

Tre muaj para pensionimit, Ali Rexha, prokuror në Prokurorinë Speciale, u pezullua nga puna. Kjo u bë me vendim të Komisionit Disiplinor të Prokurorisë.

Në një intervistë për RTK-në, Rexha pretendon se shkak për pezullim ishte nisja e hetimeve parapenale për dy kolegë të tij, prokuroren Sevdije Morina dhe kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Malokun.


Ai i hetonte ata për konflikt interesi, si ish-anëtarë të këshillit prokurorial. Prokurori Rexha thotë se në kallëzimin penal të Prokurorisë Themelore ishin të përfshirë edhe dy persona të tjerë, por që hetimet janë ndërprerë me vendim të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku.

Pezullimin nga puna për 6 muaj pa pagesë, prokurori Rexha e cilëson të padrejtë dhe thotë se me këtë vendim është trajtuar sikur të ishte larguar nga puna.

Rexha pretendon se në prokurori ka shumë parregullsi, që fillojnë nga keqpërdorimet e veturave e deri tek ato financiare.

Ai nuk pranon të përmend emra, sepse thotë se pas pezullimit i ka dorëzuar të gjitha dosjet, ndonëse deklaron se ka fakte nëse thirret për të dëshmuar.

RTK provoi të marrë përgjigje për këtë rast nga prokurorët Sevdije Morina dhe Jetish Maloku, por asnjëri nuk iu përgjigj thirrjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori