Komisioni për Legjislacion ka diskutuar gjatë ditës së sotme Projektligjin për referendumin.
Kjo pikë e rendit të ditës ka përplasur kryetaren e komisionit Albulena Haxhiu dhe deputetin e PSD-së Frashër Krasniqi rreth asaj se kush është hartuesi i këtij projektligji, meqë VV e akuzon PSD që e kanë dorëzuar projektligjin e tyre.
Kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, ka thënë se problemet me draftin janë shumë të mëdha.
“E drejta e referendumit është e drejtë e pakontestueshme dhe është dashur që Kosova ta ketë shumë moti. Problemet me këtë draft janë jashtëzakonisht të mëdha. Ky ka qenë draft që ne ia kemi dhënë aktivistëve për të dhënë vërejtje dhe komente. Pra, është drafti fillestar. Ka çështje që kanë mbetur si komente. Në të ka shumë probleme. Është gabim që Kosova nuk ka referendum ku qytetarët do të duhej të vendosin për demarkacionin. Unë kam shumë vërejtje dhe janë përmbajtjesore”, tha ajo.
Për këtë ka reaguar deputeti i PSD, Frashër Krasniqi, i cili ka thënë se problem për Vetëvendosjen është çdo nismë e mirë që nuk është e tyre, raporton KP.
“Çdo ligj që procedohet në Kuvend e ka kohën që rregullohet. Pjesa më e rëndësishme është që ky ligj të futet në komision. E di që është problem për VV që çdo nismë e morëm që nuk është e tyre është problem. Ka qenë punë e deputetit Faton Topalli sa kemi qenë në VV. Ka mangësi ky ligj, mirëpo për mua çështja është që a ta kemi një ligj për referendum, pasi që po themi duhet ta kemi këtë ligj. Propozoj që ligji të miratohet në Kuvend”, tha ai.
Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, ka reaguar duke thënë se asnjë shkronjë nuk është shkruar nga deputeti Faton Topalli.
“Do të ishim ndjerë mirë që nëse do të na kishit konsultuar ose do t’i ndryshonte ato problemet. Po ta garantoj që asnjë shkronjë në këtë projektligj nuk e ka shkruar Faton Topalli”, tha Haxhiu.
Përsëri ka reaguar deputeti i PSD-së duke thënë se ligji është bërë nga Faton Topalli dhe Shqipe Pantina.
“Ky draft nuk është bërë fare as nga VV, ky draft është bërë nga një grup ekspertësh dhe është bërë në kontakt me Faton Topalli. Është përkthyer nga deputetja Shqipe Pantina. Pjesa përmbajtjesore është bërë në koordinim të Faton Topallit dhe ekspertëve. Unë jam i sigurt se sot PSD me dal me thënë po e bëjmë bashkimin kombëtar, VV do të dal dhe do të thotë jam kundër. Lëreni inatin partiak por ta bëjmë ligjin për referendumin”, tha ai.
Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi, ka thënë se ligji ka shumë probleme.
“Krejt fajet i ka ShIK-u. Në parim një ligj për referendumin është i nevojshëm. Nuk po dëshiroj të merrem me emra, teksti si i tillë qysh është dorëzuar ka mangësi aq shumë të mëdha sa mundet me qenë që kërkon ndryshim shumë të madh”, tha ai.
Përmendja e SHIK-ut nga deputeti Sami Kurteshi ka bërë që deputeti Hajdar Beqa të thotë se edhe ai kur është bërë Avokat i Popullit është folur se e ka bërë SHIK-u.
“Po lëshohemi në debate jo Albulena, jo Fatoni, jo Shqipja, SHIK-un po e përmend Samia. Edhe kur u krijua VV thojshin e ka bë SHIK-u, kur u bë Samia Avokat i Popullit thojshin e bëri SHIK-u. Pajtohem edhe për vërejtjet që u përmenden, si ide është shumë e mirë. Por ka nevojë për ndryshime. Në këtë ligj mendoj se ka nevojë më shumë ndryshime sesa 40 për qind. Propozoj që të merret si nismë e komisionit dhe nëse hjek dorë sponsorizues”, tha ai.
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalija, ka thënë se duhet të ketë një bashkim të të gjithëve për këtë ligj, ndërsa deputeti Korab Sejdiu, ka thënë se do të abstenojë për këtë projektligj pasi që ka shumë gabime.
Projektligji për referendumin është votuar nga shtatë deputetë, një ka abstenuar abstenim, ndërsa Igor Simiq nga Lista Serbe nuk ka marrë pjesë në votim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare