Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit qëndrimin e saj se Projekligji për Pagat do të rrisë ngarkesën mbi arkën e shtetit dhe si i tillë rrezikon qëndrueshmërinë buxhetore.
Oda beson fuqishëm se aprovimi i Projektligjit për Paga në formën aktuale, do të kishte ndikime të konsiderueshme buxhetore, duke zvogëluar në të njejtën kohë mjetet buxhetore për investime kapitale, që janë tejet të rëndësishme për fuqizimin e sektorit privat dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.
Gjithashtu, Oda Ekonomike Amerikane konsideron se i njëjti Projektligj rrit edhe më tej hendekun ndërmjet niveleve të pagesave në sektorin publik dhe atë privat, duke pasur parasysh që ndërmarrjet e sektorit privat e kanë të pamundur të përcjellin trendët e rritjes së pagave nga institucionet publike e vendit përgjatë viteve të fundit.
Prandaj, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit buxhetor përmes shpenzimit më të kujdesshëm të parasë publike, Oda Ekonomike Amerikane i kërkon Ministrisë së Administratës Publike dhe Qeverisë në përgjithësi që të kenë parasysh të gjitha ndikimet e mundshme të projektligjit në fjalë, duke pasur parasysh se institucionet e vendit e kanë për obligim moscenimin në asnjë rrethanë të stabilitetit buxhetor.
Rritja e mundshme e deficitit buxhetor do të çojë pashmangshëm në rritjen e normave tatimore për bizneset ekzistuese në vend, e që në anën tjetër do të zvogëlonte prospektet për tërheqjen e investimeve të huaja, por edhe do të ndikonte në rritjen e ekonomisë joformale në Kosovë, në një kohë kur kërkohen përpjekje më të mëdha për luftimin e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit