LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për Paga dërgohet në Kuvend

Projektligji për Paga dërgohet në Kuvend

Komisioni për Administratë Publike ka miratuar ndryshime e Projektligjit për Paga për sektorin publik, ku ka miratuar edhe uljen e koeficienteve nga 12 sa ishte në 10

Me këtë rast, deputetët kanë votuar veç e veç ndryshime e këtij Projektligji, me që rast ka dërguar në Kuvend ndryshimin për RTK-në ndonëse nuk i kishte votat. Me katër vota për, katër kundër dhe dy abstenime ky Ligj u procedua në seancë.

Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, tha se të gjitha agjencive të cilat financohen nga shteti duhet t’u përcaktohet pragu i pagave.


“Në të ardhmen ne kemi kërkuar që me projektligjin e ri RTK të përcaktojë vet pagat e veta. Ne vetëm mund të përcaktojmë sa mund të jetë rroga minimale dhe maksimale. Nëse financimi kalon direkt nga qytetarët ata i përcaktojnë pagat vet, por nëse financohen nga shteti atëherë nuk mund të jetë ndryshe vetëm se 1:7”, tha ai.

Gjashtë sindikata në grevë për përmirësim të kushteve dhe rritje të pagave
Lexo po ashtu Gjashtë sindikata në grevë për përmirësim të kushteve dhe rritje të pagave

Xhvahire Izmaku, tha se në këtë mënyrë komisioni ka thyer konceptin e shtetit për media të lira.

“Kështu, ne kemi me dalë njerëz total të paditur”, u shpreh ajo.

Kurse, Rasim Selmanaj, tha se RTK-ja duhet të hiqet nga projektligji për pagat në sektorin publik.

Komisioni për Administratë Publike miraton Projektligjin për zyrtarët publikë
Lexo po ashtu Komisioni për Administratë Publike miraton Projektligjin për zyrtarët publikë

“Mendoj se RTK duhet të hiqet nga projektligji për pagat në sektorin publik. dhe mendoj se duhet t’i përcaktohen pagat. Ne këtë punë mund ta rregullojmë këtë me ligjin e RTK-së. Ta heqim këtë nga këtu, mos të lëmë këso hapësira”, u shpreh ai.

Kryetari i komisionit, Nait Hasani, tha se ka kërkesë nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që të ketë paga të përhershme për disa pozita të caktuara pas përfundimit të mandatit në pozitën përkatëse.

Njohësit e çështjeve e ekonomike: Kosova mund të përfundojë në krizë si Greqia (Video)
Lexo po ashtu Njohësit e çështjeve e ekonomike: Kosova mund të përfundojë në krizë si Greqia (Video)

“Kam kërkesë nga kryetari i Kuvendit që për kryeparlamentarin, kryeministrin, për kryeprokurorin e shtetit, prokurorin e gjykatës supreme dhe prokurorin e gjykatës kushtetuese, të jetë një pagë e përhershme me afat të kufizuar për 5 vjet”, tha ai. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori