Në rajonin ndërkufitar Maqedoni - Bullgari, respektivisht Kriva Pallankë dhe Qustendil është duke u zbatuar hulumtim me temë ''Mundësitë dhe sfidat në sigurimin e shërbimeve cilësore turistike dhe prodhimeve në rajonin ndërkufitar Bullgari - Maqedoni''.

Qëllimi i anketës është vlerësimi i statusit të shërbimeve turistike dhe prodhimeve në këtë rajon dhe është e drejtuar kah përfaqësuesit e organeve rajonale të pushtetit, pushtetit lokal, sektorit të afarizmit, shoqërisë civile, organizatave arsimore dhe profesionale, banorëve lokal, si edhe turistët, vizitorët dhe palët tjera të interesuara.


Është paraparë edhe përpilimi i një plani aksional për mbështetje të turizmit, mbi bazë të së cilit plan do të ndërtohen prodhime të përshtatshme turistike./Telegrafi/