Koronavirusi duket se do të jetë me ne për një kohë të gjatë. Pavarësisht nga përpjekjet e paprecedent për izolimin dhe kontrollin e tij – me 50 milionë njerëz të mbyllur dhe aktivitetin ekonomik praktikisht të bllokuar në Kinë – rastet vetëm sa janë shtuar gjatë javëve të fundit.
Gjashtëdhjetë e shtatë vende tani raportojnë një total prej 8,000 infeksionesh jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë e kujdesshme me përdorimin e fjalës “pandemi”, por javën e kaluar i këshilloi të gjithë vendet të përgatiteshin sikur infeksioni të kishte mbërritur edhe tek ata. Në të njëjtën ditë, Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, dha një lajm të mirë të rrallë: tha se i ka mbërritur kandidati i parë për një vaksinë kundër koronavirusit që tani duket e quajnë Sars-CoV-2. Vaksina është krijuar nga një kompani e quajtur Moderna dhe testet mund të fillojnë që në muajin prill. Anthony Fauci, drejtori i institutit, sqaroi se vetëm tre muajt e kaluar nga zbulimi i virusit dhe prodhimi i saj përbëjnë një rekord të ri.
Asgjë tjetër e ngjashme më parë sipas tij, nuk ka ecur kaq shpejt. Vaksinat mbeten arma më e mirë e shkencës ( e praktikisht, dhe e vetmja) kundër viruseve. Por, sërish, afati kohor për krijimin e një vaksine, i matur në vite, duket se nuk përputhet me një pandemi dhe shtrirjen e saj: sëmundja mund të përhapet shpejt, të vrasë dhe shpesh pas kësaj zhduket brenda disa javësh apo muajsh. Historiku modern i vaksinave nuk ngjall shumë besim. Ka pasur shpërthime të shumta virale ndërkombëtare gjatë dy dekadave të fundit – Sars-CoV-1, Mers, Zika, Ebola – e që të gjithë shkaktuan gara të ngjashme për prodhimin e një vaksine. Por, deri tani, vetëm përpjekjet për një vaksinë kundër Ebolas qenë të suksesshme; ajo u miratua vitin e kaluar.
Përse ndodh kjo?
Vaksinat për epidemitë duhet të kapërcejnë të njëjtat pengesa shkencore dhe rregulla si trajtime të tjera premtuese, por ato gjithashtu vuajnë dhe nga një mungesë interesi gati totale në tregjet e drejtuara nga biznesi farmaceutik. Vetëm disa ndërmarrje masive kanë aftësinë të zhvillojnë e prodhojnë një vaksinë nga fillimi në fund, pjesërisht për shkak të shpenzimeve dhe afateve kohore të përfshira, si edhe faktit që vetëm ato kanë konsoliduar patentat në proceset e prodhimit – një situatë të cilën analistët e quajnë hapur “oligopol”. Suksesi për këto kompani është trajtimi i një sëmundje të përhapur e të vazhdueshme, që t`i mundësojë atyre shitjen e vaksinës cdo vit. E tillë është vaksina e HPV e Merck, Gardasil, në lojë prej gati 20 vjetësh: e prezantuar në 2006-tën ajo ende sjell mbi një miliard funte fitime vjetore.
Edhe nëse hulumtimi nis gjatë një pandemie, natyra e paparashikueshme e shpërthimit të sëmundjeve, do të thotë se shpesh puna frenohet nëse kriza vdes; në këtë mënyrë, avancimi ndalet deri në një shpërthim tjetër infeksioni. SARS dhe MERS ishin gjithashtu koronaviruse, por pasi ata u zhdukën, puna kërkimore rreth tyre, ndaloi. Jason Schwartz, profesor i Yale, tha se “ po të mos e kishim lënë mënjanë programin e hulumtimit për vaksinën e SARS, tani do të kishim pasur shumë më tepër material nga ajo punë themelore të cilin mund ta aplikonim në rastin e këtij virusi të ri”.
Është e thjeshtë të fajësohen gjigantët farmaceutikë çdo herë që ndodh një krizë, por industria kështu ka funksionuar për dekada. Qeveritë nuk kanë dashur të merren me këto tregje, edhe pse është e qartë se nuk mbështeten dot tek ato. Ka pasur thirrje prej vitesh, sidomos pas ndonjë shpërthimi epidemik apo sulmi terrorist, që shteti të ngrihej në nivelin e angazhimeve të tij për hulumtime. Qeveria amerikane ka shpenzuar më shumë se 500 milion paundë për kërkimet mbi koronaviruset gjatë 20 viteve të fundit; Britania e Madhe vetëm tani vonë njoftoi një strukturë të re të ngritur në Oksford e cila do t’i lejojë qeverisë të prodhojë vaksinat e veta- një hap i jashtëzakonshëm, por qe nuk do të funksionojë deri në vitin 2022.
Një botë e përfshirë nga paniku do ta ndjekë me ankth zhvillimin e vaksinave përmes testeve klinike gjatë vitit të ardhshëm. Tregjet gjithashtu do ta mbajnë njërin sy hapur. Pasi Fauci tha që ishte “shumë zhgënjyese” që asnjë kompani e madhe farmaceutike nuk u ofrua të prodhonte vaksina, Sanofi dhe Johnson & Johnson njoftuan partneritete të reja me qeverinë amerikane për trajtime të mundshme. Sidoqoftë, sekretari i shërbimeve shëndetësore dhe njerëzore, Alex Azar nuk dha asnjë garanci se “ajo do të jetë e përballueshme. “Ne kemi nevojë për sektorin privat për të investuar,” tha ai, “kontrolli i çmimeve nuk na çon dot atje”. /Burimi: The Guardian/Përtheu: Gazeta “Shqip”/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-780x439.png)
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet
![Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kemi.jpg)
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi