LAJMI I FUNDIT:

Profilet e ministrave të Qeverisë Kurti që do të udhëheqin me sektorët e ekonomisë

Profilet e ministrave të Qeverisë Kurti që do të udhëheqin me sektorët e ekonomisë

Në Kuvendin e Kosovës të hënën është votuar me shumicë të deputetëve Qeveria Kurti, e cila do të udhëhiqet nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje si kryeministër dhe Lidhja Demokratike si pjesë e kësaj qeverisje.

Në marrëveshjen LVV-LDK që është nënshkruar gjatë ditës së dielë, të dy këto subjekte do të udhëheqin me nga gjashtë ministri, nga të cilët katër prej tyre do të jenë për sektorët e ekonomisë.

Lëvizja Vetëvendosje për ministër të Financave dhe Transfereve, e ka emëruar Besnik Bislimin, ndërsa për ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdarin. Në anën tjetër, Lidhja Demokratike për ministër të Infrastrukturës dhe Ambientit e ka propozuar Lumir Abdixhikun, kurse për ministër të i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafën, shkruan Telegrafi.


Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve

Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve

Besnik Bislimi ka lindur më 19.05.1971 në fshatin Bukovik të Komunës së Gjilanit. Është i martuar, ka një vajzë dhe jeton në Prishtinë.

Ka studiuar në Universitetin e Zagrebit në drejtimin e Analizave Makroekonomike, në periudhën 1990-1994. Në Universitetin e Freibergut ka përfunduar studimet e doktoraturës në fushën e Makroekonomisë, me fokus në politikat fiskale dhe tranzicionin drejtë ekonomisë së tregut.

Përmes programit të bursave Fulbright ka ndjekur studimet e post-doktoraturës në Georgia State University, Atlanta, në Andrew Young School for Policy Studies edhe atë me fokus në decentralizimin fiskal asimetrik.

Që nga viti 2004 është i angazhuar në Universitetin Amerikan në Kosovë (RITK) ku ligjëron lëndët e Mikroekonomisë, Makroekonomisë, Politikave Monetare dhe Ekonomiksit të Tregut të Punës. Para kësaj ka punuar në Universitetin e Freibergut si hulumtues shkencor dhe asistent për lëndët e Makroekonomisë dhe Financave Publike. Për gjashtë vite radhazi ka ligjëruar edhe lëndët Makroekonomia 1 dhe 2 në Akademinë Regjionale të Procreditit në Veles të Maqedonisë së Veriut. Tri vite radhazi, nga viti 2001 deri 2003, ka mbështetur edhe Universitetin e Prishtinës me programe të Paktit të Stabilitetit, DAAD dhe WUS Austria duke ligjeruar lëndët Makroekonomia për Vendet në Zhvillim si dhe Financat Publike në Vendet në Zhvillim.

Ka shërbyer si këshilltarë i UNDP për politika fiskale brenda projektit CBF; ka shërbyer si këshilltarë në disa projekte të GIZ; ka punuar si ekspert i financave publike për zyrën e FAO në Kosovë; këshilltarë, hulumtues, mbështetës dhe ekspert në projekte të HLSP, Helvetas, OECD, Bertelsman Foundation.

Që nga viti 2010 është anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka drejtuar Komisionin për Financa. Në dhjetor të vitit 2013 ka shërbyer si ushtrues i detyrës së Drejtorit për Financa dhe Pronë në Komunën e Prishtinës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, ku ka udhëhequr me Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Nga viti 2018 mbanë pozitën e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Është njohës i politikave fiskale dhe monetare, politikave të tregut të punës, decentralizimit fiskal, borxhit publik, privatizimit dhe kundërkorrupsionit.

Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike

Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë dhe Tregtisë

Rozeta Hajdari nga Peja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e ministres së Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, ka përvojë profesionale 17 vjeçare në zbatimin e projekteve, planifikimin dhe koordinimin e politikave, monitorimin dhe vlerësimin në nivel ndërkombëtar, me fokus në arsim dhe administratë publike.

Ajo ka vijuar mësimet në shkollën e mesme, gjimnazi “Bedri Pejani”, në Pejë, ndërsa ka vazhduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin e Ekonomisë.

Po ashtu, Hajdari ka studiuar në “Linnaeus University”, në Suedi, ndërsa tashmë jeton në Prishtinë, përcjell Telegrafi.

Rozeta Hajdari është koordinatore për arsimin e lartë dhe qeverisje në Agjencinë Austriake të Zhvillimit. Ajo kishte bashkëpunuar për disa vjet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si eksperte ndërkombëtare e arsimit në lidhje me hartimin, zbatimin dhe monitorimin e strategjisë në sektorin e arsimit. Hajdari ka udhëhequr Qendrën e Koordinimit të Donatorëve (DCC) në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës gjatë periudhës shtator 2006, deri në korrik të vitit 2008.

Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit

Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës

Lumir Abdixhiku, i lindur më 22 prill 1983, është politikan nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Abdixhiku përfundoi studimet universitare në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2006 ka marrë titullin magjistër shkence në Universitetin e Staffordshire të Britanisë.

Në vitin 2013 ai ka marrë titullin doktor shkence i ekonomisë, nga Universiteti Staffordshire, pas katër vjetëve hulumtimi e kërkimi në fushën e determinantëve të evazionit fiskal të bizneseve në vendet e tranzicionit, përcjell Telegrafi.

Abdixhiku gjithashtu është edhe drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”. Ai i është bashkuar Institutit në vitin 2005 dhe që nga atëherë është i angazhuar në disa projekte kërkimore, të avokimit e zhvillimit në Kosovë dhe jashtë saj.

Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë

Besian Mustafa është i lindur më 14 gusht 1984 në lagjen Dardania në Prishtinë ku edhe përfundoi shkollën fillore. Arsimin e mesëm e filloi në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, për ta përfunduar në Illinois në Amerikë.

Vazhdoi studimet universitare në dy drejtime, financa dhe kontabilitet, në La Roche University në Pittsburgh, Pennsylvania dhe Masterin në administrim biznesi në New York City, përcjell Telegrafi.

Aktualisht është si zëdhënës i LDK-së dhe mbi 7 vjet pozita menaxheriale në banka, në investime dhe menaxhim të riskut, ku ka menaxhuar portfolio prej 360 milion euro, 3 vjet kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Promovim të Investimeve në Qeverinë e Kosovës, mbi 600 milionë euro investime të huaja në Kosovë gjatë kësaj periudhe, bashkë me USAID dhe KfW, ka themeluar Fondin për Garanci Kreditore që ka rritur kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe mesme për 100 milionë euro, mbi 5 vjet ligjërues i ekonomisë në Staffordshire University, AAB dhe Riinvest. /Është anëtar i bordit në fondacionin e bamirësisë të themeluar nga Dua Lipa “Sunny Hill Foundation”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Ekonomi
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Ekonomi
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Kalo në kategori