LAJMI I FUNDIT:

Profesori kishte marrë 165 mijë euro grante për hulumtime shkencore, por i shpenzoi ato në klube striptizi dhe blerje online

Profesori kishte marrë 165 mijë euro grante për hulumtime shkencore, por i shpenzoi ato në klube striptizi dhe blerje online
(FotoilustrimL Isaac Brekken/Getty Images for LARAS/Guliver)

Një profesor universiteti është duke u përballur me akuza penale, pasi dyshohet se ka vjedhur qindra mijëra para në grante kërkimore dhe i shpenzonte ato në klube striptizi, blerje në iTunes, ushqim dhe shpenzime të tjera.

Chikaodinaka Nwankpa, një profesor 57-vjeçar i kërkimit në Universitetin Drexel në Filadelfia, u akuzua këtë javë për “vjedhje nga marrja e paligjshme” dhe “vjedhje nga mashtrimi”, sipas zyrës së avokatit të rrethit Philadelphia (DAO), transmeton Telegrafi.

Ai është ish-kryetari i departamentit të inxhinierisë së universitetit. Nuk është e qartë se si paratë e grantit ishin menduar fillimisht të ishin përdorur.


“Nwankpa devijoi në mënyrë të pahijshme dhe kriminale dhjetëra mijëra dollarë që u ndanë për qëllime kërkimore në drejtim të kënaqësisë së tij private. Ai tradhtoi Universitetin Drexel dhe studentët që paguan shkollimin”, ka thënë prokurori i rrethit Larry Krasner.

(Foto: The Independent)

Ai dyshohet se ka shpenzuar më shumë se 96.000 dollarë në vendet e argëtimit të të rriturve, si dhe më shumë se 89.000 dollarë në blerjet e iTunes. Kjo është hera e dytë që Nwankpa është akuzuar për shpenzime të dyshimta në klubet e natë. Departamenti i Drejtësisë zbuloi se shumica e parave të shpenzuara midis korrikut 2007 dhe dhjetorit 2017 shkuan në klubet e zhveshjes në Philadelphia.

“Ky është një shembull i mashtrimit flagrant dhe një keqpërdorimi të turpshëm të fondeve publike”, tha avokati amerikan William M McSwain.

Prokurorët ka shtuar se Nwankpa i ka kthyer 53.328 dollarë në tetor. Profesori u la i lirë nga paraburgimi për akuzat e fundit këtë javë, pasi bëri një pagesë prej 25.000 dollarësh garanci dhe dorëzoi pasaportën e tij. Seanca dëgjimore është caktuar për 29 janar.

Ai mund të përballet me 14 vjet burg dhe të paguajë dhjetëra mijëra dollarë gjobë, nëse shpallet fajtor për të dyja akuzat. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
‘Fluturon, fluturon’ Bugatti - austriakut ia konfiskon policia veturën për ngasje të ‘egër’ në qendër të Vjenës

‘Fluturon, fluturon’ Bugatti - austriakut ia konfiskon policia veturën për ngasje të ‘egër’ në qendër të Vjenës

Fun
A mund ta gjeni hipopotamin e fshehur në mesin e dhjetëra rinoqerontëve?

A mund ta gjeni hipopotamin e fshehur në mesin e dhjetëra rinoqerontëve?

Interesante
Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Fun
Shpëtimtari egjiptian thyen rekord botëror të Guinnessit

Shpëtimtari egjiptian thyen rekord botëror të Guinnessit

Interesante
Australiani shpëton zogun në kafaz që ia kishte vënë syrin pitoni

Australiani shpëton zogun në kafaz që ia kishte vënë syrin pitoni

Fun
Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Kalo në kategori