Me temën “Gjendja e prodhimit në Kosovë”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, sot është mbajtur tryezë me përfaqësues të disa kompanive të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në mos mbështetjen e institucioneve si prodhues vendorë.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane tha se MTI duhet të jetë shumë më e aftë për mbrojtjen e produkteve vendore.
Ndërsa, Kujtim Gjevori nga kompania Scampa tha se ka pasur zhvillime sa i përket industrisë së prodhimit, por jo kënaqshëm.
Ai ka renditur disa nga kërkesat për Qeverinë e ardhshme.
“Duhet të ketë një listë të çmimoreve sa i përket energjisë elektrike. Është me rëndësi të bëhet tash e jo më vonë. Duhet të ketë edhe një disiplinë financiare, mospagesat me kohë po shkaktojnë probleme tek bizneset. Qasja te financa duhet të specifikohet tek banka qendrore, ne nuk po mundemi me u zhvillu sa po mundohemi. Pikë me rëndësi është edhe aftësimi i punëtorëve. Me i caktuar emisarët diplomatikë ku prodhuesit kosovarë e kanë të vështirë me u qasë në informata nga vendet tjera se për çfarë kanë nevojë”, tha ai.
Bajram Rushiti nga “Buka”, tha se do të ishte mirë që të identifikohen se kush janë prodhuesit në të vërtetë.
Sipas tij, vetëm vitin e kaluar kanë humbur 1600 euro në trust, sa i përket qasjes në financa tha se ka shumë vend për përmirësime.
Gojart Kelmendi, nga fabrika “Flutura”, ka përmendur disa nga synimet që duhet t’i ketë Qeveria e re, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe prodhimit në Kosovë. Tha se duhet të krijohet një bankë shtetërore.
“Mendoj se Kosova momentalisht nuk ka strategji as afatshkurtër as afatgjatë. Qeveria e re duhet të ketë një strategji qe do të zhvillonte sektorin prodhues. Po shohim se ka migrim të të rinjve, e kjo do të duhej të ndalej vetëm nëse zhvillohet sektori prodhues. Të gjithë ne prodhuesit po kemi problem në financimet e bankave komerciale. Shteti duhet të krijoj një bankë shtetërore. Pikë tjetër që Qeveria e Re do të duhej të fokusohej është subvencionimi në makineri dhe eksport”, tha ai.
Ai tha s epo mungojnë shkollat profesionale në Kosovë, për çka sipas tij nuk po ka kuadro te profesionalizuar në fusha të caktuara.
E Ylber Bajraktari nga Stone Castle tha se po ballafaqohen me mungesë të punëtorëve. Ai ka shprehur pakënaqësitë edhe për importin dhe kualitetin e verave. Bajraktari ka kërkuar edhe lirimin e akcizës.
“Kompania jonë ka ardhur në atë situatë që një person po mbikëqyr 5 hektarë të rrushit. Shkak është edhe migracioni, por nuk ka edhe njerëz adekuatë. Çfarë kërkojmë ne është edhe lirimi i akcizës. Ne si kompani përveç që e bëjmë deklarimin e rrushit, për çdo litër bëjmë edhe analizat, të gjitha këto janë të kosto të mëdha, pse duhet të pres me muaj të mostrave për të dalur në treg. Verat e importit nuk e kanë kualitetin e verave në vend”, ka thënë ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë