Dacia, prodhuesi rumun i veturave që është në pronësi të Renault, ka festuar prodhimin e veturës së saj të 10 miliontë. Kjo është një arritje shumë e madhe për këtë brend, e cila në vitin 2014 e kishte festuar prodhimin e veturës së saj të 5 miliontë.
Dacia Duster Extreme është vetura që ka shënuar këtë numër simbolik të prodhimit dhe është një edicion i limituar i SUV-së.
Por pikërisht për shkak të simbolikës, kjo veturë nuk do të vendoset në shitje por do të dërgohet në Muzeun e Dacia-s për t’iu bashkuar veturave tjera historike të këtij brendi, siç është edhe vetura e parë elektrike, Dacia Logan, dhe Dacia 1300-shi i parë!
Prodhimi i veturave në fabrikën e Dacias për herë të parë ka filluar në vitin 1968, duke përdorur pjesë të vjetra të Renault 8, vetura të cilat u vendosen në shitje vetëm në Rumani, të cilat u quajtën Dacia 1100.
Dacia në anën tjetër, fituan edhe një licensë tjetër nga Renault, R12-shin, e cila në Rumani u promovua me emrin Dacia 1300. Ky model filloi të prodhohet në vitin 1969 në Rumani, deri në vitin 2004, kur u dizajnua, prodhua dhe u shit makina e fundit e këtij modeli.
Gjatë asaj periudhe, Dacia ishte pjesërisht në pronësinë e Renault, dhe modeli Dacia Logan ishte afër prezantimit, por kjo nuk e ndaloi brendin rumun ta shiste modelin e saj më të përballueshëm deri në 35 vjetorin e atij modeli.
Të gjitha modelet e Dacia 1300, 1310, dhe dizajnet e ndryshme të këtyre modeleve, arritën shifrën e 2.3 milionë veturave të shitura vetëm pak pas 35 vjetorit të fillimit të prodhimit të veturave Dacia, dhe versioni pick-up i këtij modeli ishte në shitje deri në vitin 2006. Në krahasim me këto, modeli Dacia Duster, që fillimisht u prezantua në vitin 2010, tashmë veçse ka arritur shitjen e 2.1 milionë veturave të këtij modeli, dhe mbetet ende një model shumë i preferuar.
Arritja e parë madhore e Dacias ishte në vitin 1985, ku u arrit prodhimi i veturës së 1 miliontë, e shifra numër 2 milion u arrit në vitin 1998. Puna filloj të shpejtohej edhe më shumë pasi që Renault investoj edhe më shumë në fabrikë, dhe vetura e 5 miliontë u prodhua në vitin 2014. Thënë më ndryshe, Dacia prodhoj dhe shiti më shumë vetura nga viti 2014 deri në vitin 2022, se sa nga fillimi i prodhimit në vitin 1968 e deri në vitin 2014.
Pjesa më e madhe e prodhimit u bë në fabrikën kryesorë në Mioveni të Rumanisë, por edhe 2 fabrikat tjera në Marok e bëjnë një punë të madhe në këtë drejtim. Si fakt mund të përmendet se fabrika në Mioveni e festoi prodhimin e 7 milionë veturave vetëm në këtë fabrikë me 19 janar të vitit 2022.
Aktualisht, modeli më i shitur i Dacias është Dacia Sandero, së bashku me dizajnin e këtij modeli, Dacia Sandero Stepway, që së bashku e arrijnë prodhimin dhe shitjen e 2.6 milionë veturave. Pra janë shumë Sanderos të prodhuara, por vetëm disa prej tyre janë vozitur nga James May. Nëse na pyetni ne, dikush duhet të bëjë diçka për këtë punë.