ProCredit më afër Mitrovicës!

Banka ProCredit tashmë zyrtarisht e pranishme në qytetin e bukur të Mitrovicës! Me 4 qershor 2024 u shënua hapja e shumëpritur e degës së re, në një atmosferë të ngrohtë festive mes klientëve, stafit dhe partnerëve të bankës, të përcjellë nga tingujt e lehtë të kitarës.
Në një lokacion shumë të përshtatshëm afër Urës së Ibrit, pika e re ka dizajn modern dhe Zonë Digjitale 24/7 me teknologjinë e fundit bankare, që e bën shumë të lehtë shërbimin ndaj klientëve.ATM-të në këtë zonë mundësojnë tërheqje, deponime, pagesa komunale, pagesa faturash, mbushje telefoni dhe shumë e shumë shërbime të tjera inovative. Shoqëruar nga ekipi profesional i këshilltarëve të cilët ofrojnë zgjidhje të personalizuara varësisht nga kërkesat e klientëve, kjo degë sjell për mitrovicasit një frymë të re se si bankojnë!
















































