LAJMI I FUNDIT:

Procesi gjyqësor kundër të miturit për zjarrin në Matkë nuk ka përfunduar

Procesi gjyqësor kundër të miturit për zjarrin në Matkë nuk ka përfunduar

Seksioni penal-për të mitur pranë Gjykatës themelore Shkuoi 1 – Shkup, në një njoftim të shkruar për mediat, në tërësi demanton spekulimet se është liruar nga çdo përgjegjësi personi i moshës së mitur, i arrestuar për zjarrin e shkaktuar në Matkë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Personit të mitur, nga ana e gjykatësit të seksionit penal-për të mitur, i janë caktuar masa të kujdesit dhe procesi kundër të njejtit është në vazhdim, gjegjësisht nuk ka përfunduar në asnjë çast dhe ai nuk është i liruar nga përgjegjësia për vepër penale, siç spekulojnë individë të caktuar’, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup.

Sipas nenit 99 të Ligjit për dretësi të fëmijëve, siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, vetëm gjykata ka të drejtë të japë informata zyrtare gjatë procesit gjyqësor kundër fëmijëve, ose të japë pajtim që një organ ose institucion tjetër të informojë publikun për lëndë gjyqësore kundër fëmijëve./Telegrafi/